E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamaj: LSI është forcë e dytë, i takon komisioneri

 

Ish-deputeti socialist, tashmë deputet i Grupit të Qendrës, Durim Lamaj shprehu mbështetjen dhe solidaritetin e tij për deputetët e futur në grevë urie. Ai i konsideroi të drejta kërkesat e tyre dhe ka thënë se: "Edi Rama ta ketë të qartë që LSI është forca e dytë pas PS, prandaj një komisioner nga e majta i takon patjetër". Pas deputetit socialist Luan Memushi, i cili mbështeti hapur grevën e kolegëve të tij deputetë, Lamaj është një tjetër deputet i majtë që ka dalë në mbështetje të grevistëve. Dy ditë më parë, Memushi përshëndeti protestën e anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI jashtë ambienteve të Kuvendit në mbështetje të grevistëve të urisë. Ai u shpreh se me Kodin e ri Zgjedhor vendi po bën hapa prapa, ndërsa me grevën e urisë për votën e lirë dhe demokracinë e vërtetë të duket vetja se ndodhesh në fillim të viteve '90". Lamaj ka qenë një nga deputetët kritikë ndaj mënyrës se si po drejton Partinë Socialiste Edi Rama, duke e cilësuar atë si instaluesin e frymës përjashtuese në PS.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›