Doris Pak: “Greva, papjekuri politike, është çështje teknike”
Autori i Lajmit: red.
Eurodeputetja gjermane si dhe e ngarkuara me punë për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Doris Pak, në një dalje publike është shprehur për grevën e 11 deputetëve të Parlamentit shqiptar, për Kodin e ri Zgjedhor si dhe përbërjen e KQZ-së dhe procedurën e përzgjedhjes së saj. Pak ka theksuar: “Kam dëgjuar për të. Por më duhet të them që një grevë urie është një mënyrë e të protestuarit për disa njerëz që vërtet janë duke vuajtur. Dhe jo për synime politike dhe interesa personale, unë nuk mund të pajtohem me këtë. Mendoj se kjo dëshmon për nivelin e lartë të mosbesimit mes partive politike, ato janë tashmë në grevë urie dhe po u tregojnë të gjithëve se do të kontestojnë zgjedhjet. Por kjo i sjell një dëm të madh Shqipërisë, dhe jo Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, por shqiptarëve, pasi Shqipëria për të parën herë bën të mundur që të ketë një ligj elektoral, dhe kjo është një gjë e mirë, meqë u mbështet edhe nga një shumicë e konsiderueshme parlamentare. Shqiptarët do të kenë karta identiteti në zgjedhje, do të kenë lista funksionale votuesish, pra për të parën herë po vihet re se gjërat do të rregullohen në këtë vend. Ndërkohë që disa parti të vogla shkaktojnë probleme të tilla, pasi janë të pakënaqura nga bisedimet midis dy partive të mëdha politike. E mirëkuptoj që ata nuk mund të pëlqejnë këto negociata, të përdorësh grevën e urisë për një çështje kaq të thjeshtë teknike, mendoj se është nervozizëm i tepërt. Nuk më duket shumë formë e zgjuar kur tregohet shumë pjekuri, kur përdoret një grevë urie për një çështje të tillë, kjo është e zgjidhshme dhe mund t u lëshohet një vend këtyre partive dhe shpresoj shumë që forcat politike ta gjejnë zgjidhjen. Unë mendoj se nuk është arsye për të kontestuar zgjedhjet e ardhshme, sepse të gjithë edhe unë këtu presim një proces të mirë zgjedhor. Ju e dini që kam qenë gjithnjë e pranishme atje gjatë zgjedhjeve, i kam kritikuar përherë pavarësisht se kush ka qenë në pushtet. I kam kritikuar gjithmonë, pasi ishte e pamundur që të arrihej një proces i mirë zgjedhor dhe tani që vendi është në rrugën e duhur, dhe për një gjë kaq të papërfillshme të bësh grevë urie duke vënë pothuajse në rrezik edhe atë raport pozitiv për Shqipërinë, progress-raportin e KE-së. Nëse do të isha anëtare e një partie të vogël shqiptare, nuk do të veproja siç vepron zoti Meta, Ndoka e të tjerë”, - tha Pak. Eurodeputetja gjermane më pas i është përgjigjur pyetjes se çfarë përgjegjësie mban PD-ja në njërën anë apo PS-ja në anën tjetër, dhe si mund të shmanget kjo grevë, ajo tha se “aq sa kam dëgjuar, çështja bazohet tek sistemi proporcional. Thuhet se partia më e madhe në pushtet ka të drejtë për tre anëtarë në KQZ, dhe opozita ka të drejtë po ashtu për tre anëtarë, parlamenti voton dhe Presidenti zgjedh emra. Mendoj se nga kjo situatë mund të dilej nëse njëra nga partitë opozitare heq dorë nga një anëtar duke ia lënë partisë tjetër në opozitë që po e kërkon këtë, kjo është e mundur, nuk mund t i detyroj. Sepse nga ana tjetër, nuk është ilegale ajo çka po bën qeveria me partinë më të madhe të opozitës, marrëveshja mes tyre është në vijimësi të sistemit proporcional. Por nëse zhvillohet një fushatë parazgjedhore, nëse mund ta them kështu, duke dhënë pasqyrën se këto zgjedhje do të manipulohen, nuk është korrekte, sepse ajo çka po thuhet është se nëse nuk do të këtë përfaqësues të tyre zgjedhjet do të manipulohen apo do të falsifikohen. Nuk mendoj se është imazhi i duhur i Shqipërisë. Të bësh një rrëmujë kaq të madhe për një çështje kaq teknike, nuk mund ta mbështes, nuk është në dorën time që t u them atyre që ta mbyllin, por është në dorën e tyre që ta kuptojnë atë”, - nënvizoi Pak. Më tej, në përgjigje të pyetjes se a do të rrezikohej Shqipëria për statusin e kandidatit, nëse një parti konteston verën e ardhshme rezultatin zgjedhor, Doris Pak është shprehur: “Mendoj se kontestimi i zgjedhjeve mund të bëhet vetëm mbi fakte dhe jo mbi ide. Nëse nuk kanë fakte, nuk mund të kontestojnë, nuk mund të bëhet një gjë e tillë mbi thashetheme, të caktojnë njerëzit e tyre që do të vëzhgojnë, sepse kjo është detyra gjatë misionit vëzhgues, të tregojnë shumë kujdes kur vendosin firmën e tyre. Në këtë mënyrë nuk mund të ketë mundësi për të falsifikuar rezultatin. Jam e sigurt se asnjë prej anëtareve të pozitës, opozitës apo të ashtuquajturit neutral në KQZ nuk do të dëshirojë të falsifikojë zgjedhjet. Megjithatë, unë po them vetëm diçka: Shqipëria humbet në imazh, në fund edhe fituesi humbet po ashtu, socialistë apo demokratë qofshin. Shpresoj që të gjithë vëzhguesit do ta marrin seriozisht punën e tyre me më tepër seriozitet siç e kanë marrë deri tani”.
Ky lajm është publikuar: 14/11/2008