Moti, i nxeht afrikan ne Shqiperi

Kohe qe gjithsecili me sadopak njohuri klimaterike mund ta konsideroje si parathenien e shiut apo stuhise. Por ndersa tek- tuk çadrat nuk kane munguar ne duart e qytetareve te kujdesshem per çdo rast, meteorologet shprehen se ombrellat nuk do te na hyjne ne pune te pakten deri te premten.
Sipas meteorologeve, dje termometri ka shenuar temperatura rekord per kete stine, 28 grade Celsius ne qytetin e Elbasanit. Nderkohe qe, ne zonat e tjera, temperatura e regjistruar ka qene rreth 26 grade Celsius.
Keto dite te ngrohta kane ardhur pas importimit te te nxehtit afrikan. Rryma te ngrohta nga zona e Afrikes se Veriut, drejt Jugut te rajonit tone kane sjelle per pasoje kete rritje te temperaturave ne te gjithe vendin.
Sinoptikanet parashikojne se qe nga dita e diel deri te enjten do te kemi nje ulje te temperaturave me 2 deri ne 3 grade Celsius. Ndersa te premten do te kemi reshje te bollshme shiu, qe do te sjellin edhe uljen e metejshme te temperaturave.
Temperaturat e larta dhe aspak normale per stinen e vjeshtes do te vazhdojne deri te premten.