Kisha serbe kerkon varret e ushtareve ne Shqiperi

Ajo qe ra ne sy ne kete vizite te mitropolitit, ishte fakti se, per te pasqyruar kete aktivitet, ishin lajmeruar nje numer teper i kufizuar mediash, bazuar ne preferenca.
Mitropoliti serb njihet si kundershtari i madh i pavaresise se Kosoves dhe Malit te Zi, perkrahes i krimineleve te luftes, te cilet organizuan masakrat ne Kosove. Dje, ai shoqerohej nga pergjegjesi i kishes ortodokse te Shkodres, At Nikolla Petani.
"Ne jemi pelegrine dhe kemi ardhur te vizitojme vendet e shenjta qe datojne qe nga koherat e Apostujve te Krishtit. Kemi vizituar kishen ne Rrashkulle, e shekullit IX, themelet e se ciles i perkasin kristianizmit te hershem. Me pas kemi ardhur per te vizituar varrezat e ushtareve serbe te rene gjate luftes ballkanike, te cilet luftuan kunder pushtuesit osman. Keta ushtare, se bashku me te tjere, kane sakrifikuar veten per çlirimin e Shqiperise. Ketu ne Bardhaj, kane rene me shume se 10 mije ushtare serbe”, eshte shprehur Radovic.