Nxitet konflikti në PDK
Tiranë (Start)-Kryetari i Partisë Demokristiane të Shqipërisë, Anton Gurakuqi, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, në lidhje me një nismë të bërë publike nga Nard Ndoka për bashkimin e demokristianëve shprehet se lëvizja e zotit Ndoka, të cilën ai parapëlqen ta quaj si një nismë për bashkimin e demokristianëve nuk është asgjë më shumë sesa një show mediatik. Sipas tij, “ditët e fundit, zoti Ndoka ka ndërmarrë një seri lëvizjesh vetëm e vetëm për tu shfaqur në ekranet televizivë, herë duke sulmuar Kryeministrin, herë duke sulmuar mazhorancën e qendrës së djathtë. Këtë radhë Ndoka na paraqiti një tjetër show, që ashtu si deri më sot nuk do të jetë asgjë më shumë veçse një tullumbace. Duke shprehur keqardhjen për pensionistin politik Nard Ndoka, më duhet të sqaroj se subjektet politike që ai po përpiqet ti ofrojë për të zgjatur edhe pak kohë agoninë politike, nuk përfaqësojnë vlerat demokristiane, pavarësisht emërtimit apo siglave që mbajnë”.
Duke iu referuar buletineve zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, qofshin ato parlamentare të 2005-ës, apo vendoret e 2007-ës, të tria subjektet që sot u shfaqën në krah të Ndokës nuk kanë marrë së bashku as 0.02 përqind të votave, tha Gurakuqi. “ Të pretendosh se kjo është forca demokristiane apo bashkimi i demokristianëve do të thotë të tallesh me ta. Ndoka e di shumë mirë peshën elektorale të demokristianëve shqiptarë, të cilën do e mësojë edhe më mirë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kur ne do ti tregojmë Ndokës dhe partive fantazmë që sot bëjnë shoë politik se kush janë vlerat dhe çfarë përfaqëson demokristianizmi shqiptar. Zoti Ndoka me këtë lëvizje tregoi edhe njëherë miopinë e tij politike, pasi tregoi qartë se vizioni i tij si “demokritian” është jo mbrojtja e vlerave, por nëpërkëmbja e tyre”, përfundoi ai.