E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngecin hetimet per drogen e Aldo Bares

Dhjetera fashikuj me prova per trafikun e droges se bandes se Aldo Bares ne Itali, te pa perkthyera, ndodhen ne Prokurorine e Krimeve te Renda Shqiptare, ne procesin hetimor qe eshte hapur para disa muajsh.

Por, zgjatja e gjykimit te bandes se Enver Dondollakut, ne Gjykaten e Larte Italiane ka "ngecur" hetimet, pasi provat e ardhura ne Tirane jane te njejta me dokumentet qe kane vene pas hekurave Dondollakun dhe "ushtaret" e Bares ne Itali.

Lajmi behet i ditur nga burime prane akuzes qendrore, sipas te cilave, ende nuk po kryhen hetime ne Shqiperi, pasi trafiku i droges nga Aldo Bare eshte kryer vite me pare dhe se te arrestuarit tashme kane mbi shpatulla nje ose dy denime.

Madje, kreu i grupit, Alfred Shkurti, ndodhet i arrestuar ne Turqi, ndersa bashkepunetori i tij me i ngushte, Dondollaku, ndodhet i arrestuar ne Itali, ku ka marre denimin nga drejtesia lokale.

"Eshte tejet e veshtire hetimi i kesaj dosje, pasi te akuzuarit, per te njejta episode kane marre denimin nga dy shkallet e gjyqesorit ne Itali. Perkthimi i materialeve do shume kohe, ndersa verifikimi i trafikut te droges nga banda e Lushnjes mund te vonoje disa muaj. Te gjendur perballe kesaj situate, dosja eshte aktualisht ne vendnumero ne Prokurorine e Krimeve te Renda", thane burimet nga Prokuroria e Pergjithshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›