Braçe: Premtimit të Berishës i ka dalë boja
Socialistët i kundërpërgjigjen Kryeministrit Berisha për ndërtimin e 6 mijë apartamenteve. Nënkryetari i deputetëve socialistë, Erion Braçe, shprehet se Kryeministri Sali Berisha gënjeu gjatë mbledhjes së qeverisë, kur tha se kishte mbajtur premtimin për 3 mijë familjet që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve. "Premtimi real i Partisë Demokratike në fushatën e 2005-ës nuk ishte zgjidhja e problemit mes kredive bankare me interes zero, që për shtresat në nevojë do të jetë sërish e pamundur të paguhet", tha Braçe. Sipas tij, Sali Berisha është angazhuar se qeveria do të investojë në ngritjen e 4 mijë apartamenteve, të cilat do t‘u shpërndahen familjeve të pastreha sipas një sistemi transparent dhe të ndershëm. "Këtij premtimi jo vetëm i ka dalë boja, por ky premtim është kthyer në gënjeshtrën e mbajtur, sepse Sali Berisha në gjithë ditët e tjera nuk ka arritur të ndërtojë as 505 apartamente", vijoi ai. Deputeti Braçe komentoi gjithashtu edhe skandalin e Jalit, si një çështje që ka mbetur pa përgjigje.
Olldashi
"Qeveria mbajti premtimin për banesat"
Ministri i Punëve publike, Sokol Olldashi, u është kundërpërgjigjur dje akuzave të Partisë Socialiste për ndërtimin e banesave sociale. Ministri Olldashi deklaroi se qeveria ka plotësuar programin e saj me vendimin e fundit për të pastrehët. "Gjatë katër viteve të mandatit janë dhënë mbi 8 mijë apartamente, ku 6 mijë i përkasin vendimit të fundit", sqaroi Olldashi. Sipas ministrit të Punëve Publike, në një pjesë të 6 mijë apartamenteve do të strehohen edhe ato familje që deri më sot kanë banuar në shtëpitë e ish-pronarëve. Deklaratat e ministrit Olldashi kanë ardhur menjëherë pas kundërpërgjigjes së nënkryetarit të grupit të PS-së, Erion Braçe, ndaj propozimit të Kryeministrit Berisha, që qeveria e tij do të shpërndajë 6 mijë apartamente pa interes kredie për kategorinë e atyre personave që jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, për shtresat në nevojë dhe për personalitetet e artit, kulturës dhe shkencës. Sipas Olldashit, qeveria e ka mbajtur premtimin e bërë në zgjedhjet e 2005-ës.