Zbardhet vrasja e një fëmije në vitin 1998
Pak kohë më parë, mes Policisë së Shkodrës dhe Avokatit të Popullit , pati një përplasje, pasi Ermir Dobjani tha se në Policinë e Shkodrës ishin gjetur dy persona që po keqtrajtoheshin. Por policia e kundërshtoi fuqishëm Avokatin, duke thënë se dy personat po pyeteshin brenda rregullave për një ngjarje të rëndë të ndodhur 11 vjet më parë, ku një 15-vjeçar u vra dhe dy gra u plagosën. Dy muaj pasi këtij debati, Policia e Shkodrës bën të ditur se ka arritur të dokumentojë ngjarjen e rëndë të vitit 1998, ku u vra Ergys Kopshtari. Sipas policisë, autori i kësaj ngjarjeje është një banor i fshatit Grudë, i shpallur tashmë në kërkim.