Vonohen zjarrfikësit, digjet 65-vjeçari
Mbërritja me vonesë e zjarrfikësve i ka kushtuar jetën një burri që jetonte i vetëm në shtëpi. Zjarri ka shkrumbuar jo vetëm shtëpinë, por edhe atë vetë, ndërkohë që ndërhyrja e punonjësve zjarrfikës ka qenë e vonuar dhe nuk ka mundur të shpëtojë jetën e tij. 65-vjeçari Nazmi Alimetka ka gjetur vdekjen mëngjesin e djeshëm në zjarrin që përfshiu banesën e tij, nga e cila nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Zjarri ka rënë dje rreth orës 05:30 të mëngjesit në shtëpinë e 65-vjeçarit që ndodhej në lagjen 4 të qytetit bregdetar. Alimetka banonte i vetmuar pasi ishte vejan dhe fëmijët i kishte në emigracion. Trupi i tij është nxjerrë nga banesa disa orë më vonë.