E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti i SHBA: Aksident i paster

TIRANE- Eksperti amerikan Kevin Teter, qe erdhi ne vendin tone, posacerisht per te hetuar ne lidhje me vdekjen e Kosta Trebickes, ne raportin e tij, tha se i ndjeri ka vdekur ne nje aksident automobilistik. Raporti u dergua nga SHBA, me ane te ambasades Amerikane ne Tirane. I derguar ne zyren e Prokurores se Pergjithshme, raporti mberriti me pas dhe ne Korce, ne duart e hetuesve qe jane marre deri diten e djeshme me kete ceshtje. Ne raportin e ekspertit amerikan, te thirrur nga prokuroria jone per ndihme, evidentohej se makina me te cilen udhetonte biznesmeni Kosta Trebicka, i njohur per publikun si deshmitar kyc i tragjedise se Gerdecit, ka bere nje kthese se forte, duke u batuar dhe i marre jeten pasagjerit. "Mjeti ka bere nje kthese te forte dhe me pas eshte batuar ne anen e djathte. Per pasoje ajo ka rene, duke zene poshte viktimen, i cili ka mbetur i vdekur ne vend", thuhet ne faqet e raportit. Raporti i Kevin Teter, erdhi me poste diplomatike nepermjet ambasades se SHBA-se ne Tirane, ku ishte akt-ekspertimi autoteknik te makines dhe vendit te ngjarjes, ku u gjet i vdekur Trebicka.

Sipas burimeve, ky raport nga Prokuroria e Pergjithshme, i eshte adresuar me poste sekrete grupit hetimor te prokuroreve te Korces, te cilet kane hetuar zbardhjen e misterit te vdekjes se deshmitarit kryesor te ceshtjes se Gerdecit, i cili u gjet i vdekur mesditen e 12 shtatorit, ne aksin rrugor Lekas-Voskopoje. Kryeprokurorja Ina Rama, nuk pranoi qe t'ia vere ne dispozicion kete raport perfundimtar prokuroreve te Prokurorise se Pergjithshme, duke e nisur menjehere ne drejtim te Korces. Relatimi i dosjes "Trebicka", eshte bere gjate dites se djeshme prane nga Prokuroria e Korces. Raporti ka pasur afersisht tre faqe, ku eksperti amerikan i eshte pergjigjur me detaje te hollesishme te gjitha pyetjeve te bera nga grupi hetimor si dhe pergjigje per ekspertimin autoteknik te makines tip "Nissan" me targa TR 8843 J", bene me dije burime nga Prokuroria e Pergjithshme, ne kohen kur mberriti raporti i amerikanit Teter.

Eksperti i specializuar nga Virxhinia e SHBA-se, se bashku me nje koleg tjeter, qe pak dite me pare kishte kryer verifikimet e tij ne vendngjarje dhe pati takim me Kryeprokuroren Ina Rama, kane qene pjesetaret e vetem te hetimit amerikan per kontrollin auto-teknik. Jane kryer dy ekspertime auto-teknike te automjetit, si nga perfaqesuesit shqiptare, ashtu edhe nga ekspertet amerikane. Sipas te dhenave, pas kryerjes se ketij kontrolli auto-teknik ka rezultuar se automjeti me te cilin udhetonte Kosta Trebicka ka rezultuar i rregullt per sa i perket anes teknike dhe te pjeseve xhenerike te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›