Braçe: “Qeveria emëron Agim Shehun të përgjojë biznesmenët”
Debat në Kuvend për të drejtën e përgjimit të Tatimeve dhe Doganave. PS-ja akuzon qeverinë për shantazh ndaj biznesit në prag të zgjedhjeve
Eljona Ballhysa
Deputeti socialist, Erion Braçe, e akuzoi qeverinë se po bën shantazh ndaj biznesmenëve në prag të fushatës zgjedhore. Duke folur për projektligjin e ri, që i jep të drejtë Ministrisë së Financave të përgjojë sektorët e Doganave e Tatimeve, Braçe tha se kjo është një formë e re dhune që do të ushtrohet ndaj biznesmenëve. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së bëri të ditur gjithashtu se në krye të kësaj strukture do të emërohet gjenerali famëkeq, sipas tij, Agim Shehu. Por akuzat e Braçes u hodhën poshtë nga ministri i Financave, Ridvan Bode. Ai tha gjatë replikës në Parlament se projektligji nuk synon përgjimin e biznesmenëve, por të nëpunësve të administratës që do të punojnë në sektorët e Tatimeve e të Doganave. Sipas Bodes, kjo ndërmerret në vazhdën e luftës kundër korrupsionit në këta dy sektorë të rëndësishëm.
Akuzat
“Sot kishim në rendin e ditës një tjetër ligj dhunues, që arrin kulmin, në thelb të të cilit qëndron e drejta antikushtetuese që i jepet Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Tatimeve dhe Doganave për të përgjuar komunikimet telefonike të biznesmenëve gjatë veprimtarisë së tyre ekonomike dhe ligjore në territorin e Shqipërisë. Një skandal i paparë dhe i pandodhur askund. Në krye të strukturës që do të selektojë bizneset për t’i përgjuar do jetë tashmë një emër shumë i njohur për shqiptarët, opozitën dhe për të gjithë votuesit në vitin 1996, dhe përfaqësuesit e 28 majit 1996, për të gjithë vlonjatët e shkodranët, për ngjarjet e marsit 1997, gjenerali Agim Shehu, tashmë i emëruar në këtë detyrë, i cili nuk do ketë punë thjesht dhe vetëm me opozitën, por do ketë punë në prag të zgjedhjeve me gjithë bizneset në këtë vend”, - është shprehur Braçe. Sipas tij, qeveria e PD-së është e vendosur të vazhdojë dhunën ndaj biznesmenëve. “Qeveria e Sali Berishës është tejet e vendosur të ecë në rrugën e dhunës, nëpërmjet vendimeve apo udhëzimeve të nxjerra, që jo vetëm i ka marrë frymën biznesit, por i caktojnë atij çmimet, numrin e punonjësve, rrogat e tyre, fitimin dhe çdo gjë tjetër që cenon ekonominë e tregut”, - është shprehur Braçe. Fill pas tij ka reaguar ministri i Financave, Ridvan Bode. Ai tha se projektligji i ri synon të luftojë korrupsionin në sektorët e Tatimeve dhe Doganave. “Ju vazhdoni të sulmoni emra që për tetë vjet nuk arritët të faktonit asnjë akuzë. Nuk është aspak e vërtetë që do të përgjojmë biznesmenë. Projektligji për shërbimin e brendshëm të administratës synon përgjimin e atyre personave që do të punojnë në Dogana e Tatime. Ne nuk merremi me biznesin, por me administratën që të luftojmë korrupsionin”, - është shprehur Bode.
Projektligji
Vetëm një ditë më parë Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare miratoi me votat e deputetëve të maxhorancës projektligjin për përgjimin e telekomunikacioneve. Në këtë ligj parashikohet rritja e kategorisë së personave të cilëve do t’u përgjohet telefoni, ku përfshihen dhe punonjësit në Dogana dhe Tatime. Projekti është propozuar nga Ministria e Financave dhe parashikon që përveç SHISH-it, shërbimeve informative, policore të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, çdo shërbim tjetër informativ policor të krijuar me ligj, do të ketë të drejtën e kërkimit për përgjim. “Ministritë që kanë në kompetencë forca policore që ushtrojnë funksione informative, policore do të kenë të drejtë të kërkojnë përgjimin për të siguruar të dhëna të domosdoshme për realizimin e detyrave të tyre ligjore”, - është rregullimi ligjor i parashikuar në këtë projekt. Ky nen është kundërshtuar gjatë debatit të djeshëm në komision nga përfaqësuesi i Prokurorisë, si dhe nga deputetët e opozitës. Pavarësisht qëndrimit kundër, maxhoranca, me votat e saj, e miratoi këtë projektligj dhe ia kaloi seancës
12 Dhjetor 2008