Liderët e BE, marrëveshje për ngrohjen globale
Liderët e Bashkimit Evropian
kanë arritur një marrëveshje
në lidhje me një
paketë masash për të
luftuar ngrohjen globale. Plani, i
miratuar në takimin fundvitit në
Bruksel mes liderëve të vendeve
të Bashkimit Evropian, vendos që
27 anëtarët të reduktojnë emetimin
e gazeve të dëmshme me
20% deri në vitin 2020 krahasuar
me nivelet e vitit 1990. Presidenti
francez, Sarkozi, drejtuesi i samitit
e konsideroi marrëveshjen
"historike". Paketa kërkon, veç të
tjerash, edhe miratimin e Parlamentit
Evropian në mënyrë që të
shndërrohet në ligj për të gjitha
vendet e Bashkimit Evropian.
Presidenti i Parlamentit Evropian,
Barrozo, e cilësoi planin
si propozimin më ambicioz në
lidhje me klimën të ndërmarrë
në planet". "Evropa ka kaluar sot
një provë të jashtëzakonshme".
Ka deklaruar ai duke i bërë thirrje
gjithashtu Presidentit të zgjedhur
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Obama që t‘i bashkohet
iniciativës shumë të guximshme
dhe ambicioze të evropianëve.
Por kritikët thonë se paketa që
përfshin koncesione të mëdha
ndaj industrisë së rëndë dhe vendeve të Evropës Lindore janë të
shqetësuar për uljen e emetimit
të gazeve që do të thotë njëherazi
edhe më pak punë për fabrikat
dhe ulje të ritmeve të rritjes ekonomike.
Por me gjithë entuziazmin
e Presidentit francez vendi i
të cilit ishte në krye të Organizatës
gjatë 6 muajve të shkuar, kritikët e
planit deklarojnë se koncesionet
e përfshira në të në drejtim të
disa vendeve dhe sektorëve do
ta pakësojnë efektin afatgjatë të
paketës. Shkencëtarët deklarojnë
se emetimi i dyoksidit të karbonit
duhet që të reduktohet në masën
25-40% në deri në vitin 2020, sepse
vetëm kështu mund të bëhet
diçka për të shmangur pasojat e
rënda të ndryshimeve klimatike
që kanë nisur të shfaqen në shumë
pika të globit. E ndërkohë në
Poloni po mbahet një konferencë
shumë e rëndësishme në lidhje
me klimën, konferencë që do t‘i
paraprijë takimit të Kopenhagenit
në dhjetorin e viti të ardhshëm
që konsiderohet si një "Kioto" e
dytë. Në ditën e parë të punimeve
të konferencës, ish-kandidati
presidencial amerikan Xhon Keri
deklaroi se Shtetet e Bashkuara
të Amerikës do të ndërmerrnin
me ardhjen e Obamës në pushtet
gjatë 4 viteve të ardhshme rolin
e liderit në politikën globale të
luftës për shpëtimin e planetit
nga ngrohja globale. Kerri përfaqëson
Obamën dhe sipas tij,
marrëveshja evropiane është
një arritje shumë e madhe dhe e
rëndësishme që duhet të pasohet
edhe nga marrëveshje të tjera në
të ardhmen.
kanë arritur një marrëveshje
në lidhje me një
paketë masash për të
luftuar ngrohjen globale. Plani, i
miratuar në takimin fundvitit në
Bruksel mes liderëve të vendeve
të Bashkimit Evropian, vendos që
27 anëtarët të reduktojnë emetimin
e gazeve të dëmshme me
20% deri në vitin 2020 krahasuar
me nivelet e vitit 1990. Presidenti
francez, Sarkozi, drejtuesi i samitit
e konsideroi marrëveshjen
"historike". Paketa kërkon, veç të
tjerash, edhe miratimin e Parlamentit
Evropian në mënyrë që të
shndërrohet në ligj për të gjitha
vendet e Bashkimit Evropian.
Presidenti i Parlamentit Evropian,
Barrozo, e cilësoi planin
si propozimin më ambicioz në
lidhje me klimën të ndërmarrë
në planet". "Evropa ka kaluar sot
një provë të jashtëzakonshme".
Ka deklaruar ai duke i bërë thirrje
gjithashtu Presidentit të zgjedhur
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Obama që t‘i bashkohet
iniciativës shumë të guximshme
dhe ambicioze të evropianëve.
Por kritikët thonë se paketa që
përfshin koncesione të mëdha
ndaj industrisë së rëndë dhe vendeve të Evropës Lindore janë të
shqetësuar për uljen e emetimit
të gazeve që do të thotë njëherazi
edhe më pak punë për fabrikat
dhe ulje të ritmeve të rritjes ekonomike.
Por me gjithë entuziazmin
e Presidentit francez vendi i
të cilit ishte në krye të Organizatës
gjatë 6 muajve të shkuar, kritikët e
planit deklarojnë se koncesionet
e përfshira në të në drejtim të
disa vendeve dhe sektorëve do
ta pakësojnë efektin afatgjatë të
paketës. Shkencëtarët deklarojnë
se emetimi i dyoksidit të karbonit
duhet që të reduktohet në masën
25-40% në deri në vitin 2020, sepse
vetëm kështu mund të bëhet
diçka për të shmangur pasojat e
rënda të ndryshimeve klimatike
që kanë nisur të shfaqen në shumë
pika të globit. E ndërkohë në
Poloni po mbahet një konferencë
shumë e rëndësishme në lidhje
me klimën, konferencë që do t‘i
paraprijë takimit të Kopenhagenit
në dhjetorin e viti të ardhshëm
që konsiderohet si një "Kioto" e
dytë. Në ditën e parë të punimeve
të konferencës, ish-kandidati
presidencial amerikan Xhon Keri
deklaroi se Shtetet e Bashkuara
të Amerikës do të ndërmerrnin
me ardhjen e Obamës në pushtet
gjatë 4 viteve të ardhshme rolin
e liderit në politikën globale të
luftës për shpëtimin e planetit
nga ngrohja globale. Kerri përfaqëson
Obamën dhe sipas tij,
marrëveshja evropiane është
një arritje shumë e madhe dhe e
rëndësishme që duhet të pasohet
edhe nga marrëveshje të tjera në
të ardhmen.