Meta përshëndet ratifikimin e MSA-së nga parlamenti grek

Kryetari i Lëvizjes Socialsite për Integrim, Ilir Meta, përshëndeti sot ratifikimin nga Parlamenti i Greqisë për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, (MSA), midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Sipas tij, “ky moment tepër i rëndësishëm kërkon seriozitet dhe një përgjegjshmëri të jashtëzakonshme nga institucionet e vendit, nga parlamenti, por mbi të gjitha nga mazhoranca aktuale, e cila duhet të kuptojë se çdo shfrytëzim politik i këtij momenti nuk bën gjë tjetër veçse vë në pikepyetje suksesin e këtij aplikimi.” Në vijim të deklaratës së tij, kreu i LSI, Meta u shpreh se, “pavarësisht nga kontestimet themelore që LSI i ka bërë keq-qeverisjes së Kryeministrit Berisha, në drejtim të dëmeve institucionale, ne do të jemi kontribues konstruktivë të gjithë iniciativave që e çojnë Shqipërinë në një fazë të re, atë të vendit kandidat”.
...