Braçe: “Qeveria të ndihmojë kategoritë në nevojë”
Autori i Lajmit: red.
Nënkryetari i PS-së, Erjon Braçe, duke folur për kategoritë sociale në nevojë, u shpreh se nga mungesa e vëmendjes së qeverisë, numri i tyre po shtohet. Duke iu referuar kërkesës së të verbërve të Shqipërisë, Braçe kërkoi që të garantohen kushte më të mira për këta persona. "Kërkesa e 10 mijë të verbërve lidhet me atë çka përbën një detyrë të qeverisë, për t u dhënë atyre pagën mujore", - tha Braçe. Sipas tij, duhet të plotësohen kërkesat e këtyre të verbërve në mënyrë që të mos shkohet në protesta. Braçe foli edhe për ish-punonjësit e kompanisë “ARMO”, sipas të cilit, punonjësit e kësaj ish-kompanie shtetërore nuk po marrin dot pagën e tyre. "Faji mund të hidhet ngado. Në jemi këtu për të kërkuar zbatimin e vendimit e për t u dhënë atyre rrogat", - tha Braçe. Ai shtoi se e njëjta problematikë po shfaqet edhe në kompaninë “AlbPetrol”, të cilët nuk po përfitojnë pagesat prej tre muajsh. "Ky problem është në Patos, në Kuçovë, në Fier edhe në disa qytete të tjera", - tha Braçe.
Ky lajm është publikuar: 31/03/2009