E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: “Rama të përshëndesë miratimin e paketës së NATO-s”

Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë seancës së ditës së hënë, i kërkoi Kryetarit të PS-së, Edi Rama, që të përshëndesë miratimin nga Parlamenti, pak ditë më parë, të paketës ligjore të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Duke iu përgjigjur kritikave të të majtëve ndaj saj, lidhur me kontributin e opozitës në këtë proces, Topalli tha se "pas katër ditësh Shqipëria në Strasburg bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Ajo do të ulet në tryezë me aktorët dhe faktorët më të mëdhenj ekonomikë dhe politikë globalë. Pa dyshim, që kjo rrugë ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, por përpjekjet tona kanë qenë titanike. Kërkojini kryetarit tuaj, Edi Rama, vetëm një gjë, ta përshëndesë paketën e anëtarësimit në NATO”, - tha Topalli. Deklaratat e saj ishin në kundërpërgjigje të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili kritikoi kryeparlamentaren duke theksuar se ka hedhur baltë mbi çështjen e bashkëpunimit, për arritjen e madhe të hyrjes së Shqipërisë në NATO. Balla e ka cilësuar si të pamundur integrimin në Aleancë, pa angazhimin e opozitës për dialog dhe konsensus. “Mos na mohoni të drejtën e kontributit tonë të pazëvendësueshëm, pasi ky është detyrimi ynë moral dhe politik. Ne jemi këtu për t u shërbyer shqiptarëve, sot në opozitë dhe në qeveri”, - theksoi Balla.

Ky lajm është publikuar: 31/03/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›