E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe, Qeverisë: Rinovo kontratën me FMN-në

Tiranë-Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të qendrojë në Shqipëri jo vetëm se është një vit elektoral por edhe për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë botën edhe ka indikacione edhe në Shqipëri. Prezenca e FMN në Shqipëri është garanci për kontrollin financiar në vend. Kështu është shprehur sot nënkryetari i Grupit Parlmanetar Socialist, Erjon Braçe, në një konferencë për shtyp.

Braçe në emër të opozitës i ka bërë thirrje Qeverisë që të rinovojë kontratën për qendrimin në Shqipëri edhe për vitin 2009 të përfaqësuesve të FMN. Po në këtë konference, deputeti i PS-së ka vënë në dukje disa të meta të projektbuxhetit të 2009-ës. Madje ai e ka krahasuar këtë buxhet me firmat piramidale të 1997-ës. Pra një buxhet mashtrues, me shifra kontradiktore.

Sipas Braçes është i papranueshëm argumenti i qeverisë se rritja ekonomike në 2009-ën do të jetë 6 për qind kur rritja e të ardhurave do të mbetet 0 për qind. Po kështu nuk mund të jetë rritja nga të ardhurat e doganave dhe tatimeve 0 për qind dhe shpenzimet të ulen me 0.9 për qind.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›