E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, kapen tre postier të vegjël droge

Elbasan- Tre 20-vjeçare janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë teksa po e kalonin drogën dorë më dorë. Seksioni i Luftës Kundër Lëndëve Narkotike në Drejtorinë e Policisë Elbasan bëri të ditrur se “arrestimi i tre shtetasve u bë në flagrancë në vendin e quajtur kthesa e Cërrikut”

Ata janë Ervin Tiryku, 21 vjeç, Naser Kotili 20 vjeç dhe Elis Kushi 23, të tre nga Elbasani. Si provë materiale tre të rinjve iu kapën vetëm 2 gramë heroinë, ndërsa po punon për zbulimin e gjithë rrjetit. Gjatë muajit tetor, policia e Elbasabit ka arrestuar 5 të rinj si shpërndarës të vegjël droge. Madje sipas burimeve policore është kthyer në shqetësues fenomeni i shpërndarjes dhe konsumimit të lëndëve narkotike ndër të rinj. Kështu janë intesifikuar kontrollet dhe hetimet në bar-kafe dhe ambiente të tjera publike, ku dyshohet për rrjete droge.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›