Braçe: Rritja e çmimeve, po godet të gjitha kategoritë e qytetarëve
Në sencën e sotme parlamentare deputeti I PS Erjon Braçe është fokusuar në rritjen e çmimeve të shportës së mallrave . Ja si u shpreh ai : Debati i fundit me qeverinë ka qenë për rritjen e çmimit. Edhe pse tragjedia e Gërdecit nuk mund të mbullet për diskutim,shifrat e reja të inflacinit bëjnë apel për diskutime. Për marsit ushqimet me të domosdoshmë kanë pësuar rritje të skajshme. Kategoria e pensionistëve është goditur nga rritja e çmimeve të shportës. I them kryeministrit që në prill 2005 kuvendi miratoi ndryshime në ligjin e sigurimeve shoqërore. Në fillim të vitit 2006 qeveria nxorri një VKM ku përcaktohet norma e inflacionit. Por edhe pse VKM doli në 2006 nuk është bërë asnjë indeksim për normën e inflacionit për të gjitha pensionet. Mos mbrajta e premtimeve ka devijuar në varfëri. Rrogat po bëhen të pamundura për të përballuar jetesë. Mendoni pak kategorinë e pensionistëve.