E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë pres unë nga NATO?!

Nga Tirana, ora 12:30, dt.03-04-2008, Alban Guri / Kronika e orës së parë pas marrjes së ftesës së Shqipërisë për në NATO

Ndoqa lajmet në TV deri në oren 12.00. Çdo hapësirë televizive po komentonte me disa "komentatorë" plus "gazetarët" përkatës, situatën dhe zhvillimet nga Samiti i Bukureshtit. Pasi dëgjova broçkullat retorike dhe lajmin aspak të dëshiruar mbi ikjen e delegacionit maqedonas, u befasova me refuzimin e vendeve anëtare kundrejt Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Epo, mendova, këtu plasi patatja. Tension dhe demonstrim muskujsh nga ana e dy boteve: Perëndimi industrialo-ushtarak dhe Lindja feudo-bizantine. E, të them të drejtën u trishtova, sepse mendova fatin e keq që kemi se kur na vjen radha për t`u gëzuar, gjendet një shkak për t`u prishur festa. Këto tensione, mendova, janë gjithnjë "retë që duken në qiell para stuhive". Shpresojmë të mos ketë stuhi të tilla!

***

E keshtu, dola dhe po ecja me destinacion Bibliotekën Kombëtare. Kur patritur, fillojne të degjohen zhurma pistoletash dhe kallashnikovesh. Unë kam jetuar rreth 15 vjet në Europe, prandaj kur degjoja fillimisht krisma, preokupohesha për ndonje sulm me pasoje vdekjen e personave kalimtare.

Por tani…eee, tani…! Tani ia kam doren edhe une. E kam kuptuar që kjo është shenje gezimi!

Megjithese e kam kuptuar se shprazja e armeve është kthyer në një ritual që shpreh gezim, unë merzitem. Dhe motivi është i thjeshte. Unë festoj ndryshe. Kjo lloj feste me duket tribale dhe shenje prapambetjeje.

Pra, edhe në kete moment, pasi kuptova së krismat donin të thonin së Shqiperia kish marre ftesen për në NATO, unë u pezmatova. Jo nga ftesa, të cilen personalisht e enderroja dhe prisja që para viteve '90-te, unë antikomunisti i pandreqshem, por nga tribalizmi i "atyre" që nuk të lene radhe të festosh vertete. Sepse ata duke dashur të festojne, me gjestet e tyre thellesisht arkaike, të prishin qejfin, festen, dasmen, të prishin edhe anetaresimin në NATO, siç e kane prishur dhe vonuar me dekada.

Ketu fillon preokupimi im, që nuk është i panjohur për miqte dhe forumet ku jam shprehur edhe me pare.

***

Me pas vazhdova i shqetesuar nga sheshi "Skenderbej", ku sapo kishin dale në shesh e po kercenin disa valltare me kostume popullore. Muzike qaramane, që vetem ndjesi feste nuk me percolli. Eca drejt Parkut "Rinia" për tek "Taivani". Kur, ja. Befas, para kembeve të mia del banda e Ministrisë së Mbrojtjes. M`u duk një grup bashibozukesh që nuk dinin as të ecnin me ritem ushtarak, siç e kerkon protokolli, e jo me të jepnin mesazhin e gezimit dhe sigurise ushtarake që na ofron ushtria jone (e NATO-s). Keta muzikantet ushtarake, pa pike sensi glorifikues apo thjesht estetik, me kujtuan me zor filmin e Sajmir Kumbaros "Koncert në vitin '36". U ndjeva në situaten që pershkruan filmi për Lushnjen e sakatosur të viteve '36, ku perziheshin pluhuri, balta, morrat, varferia, Turqia, prapambetja dhe anarkia.

***

Sapo mberrita tek "Taivani", takova një mikun tim dhe i percolla atij të gjithe ndjesine e pezmit që kisha akumuluar në ate gjysem ore. Ai e bashkendau me mua dhe tashme ishim dy. Duke ecur bashke me te, filluan te na parakalonin makinat me flamuj shqiptare dhe flamuj të NATO-s. Buritë me kupe të qiellit. I thashe mikut tim: "Ore, po te gezuar jemi dhe ne nuk po trazojme njeri! Ç'eshte kjo e keqe e madhe me keta idiote?!"

"Ëëë…"-m`u pergjigj ai, "keta ketu i ka nxjerre ai, sepse do të marri fleta lavderimi për kete event. Do ta pervetësoje sikur të ish merite e tij". E kishte fjalen për Kryeministrin. Dhe në fakt, kishte të drejte miku im, i cili punon për administraten shteterore aktuale, që s`i le gje mangut personazhve të filmit "Koncert në vitin '36". Them kishte të drejte, sepse të dy bashke, unë dhe ai, pame së si autokolona e makinave shqetesuese, që perfaqësonin tribalizem dhe qyteterimin në feste, kryesohej nga një djalosh me mjeker që rezulton në krye të Forumit Rinor të Partise "Demokratike".Ky çuni, me një goxha fuoristrade "Touareg", kryesonte autokolonen që na "kishte future në NATO"…

***

"Ore!" i thashe vetes, "po sa gjate do vazhdoje kjo genjeshter në kete vend?!". Genjeshtra me ka gozhduar mua dhe gjithe shqiptaret patriote, të emancipuar dhe shkolluar në perendim, që prej vitit 1990. Që ateherë kur menduam se e hodhem murin lindor dhe u bashkuam me familjen tone, Europen. Por, jo. Prej atij viti genjeshtra vazhdon. Në krye të demokrateve një ultra-komunist anti-treg dhe antikultur perendimor. Në krye të institucioneve, vetem fshatare të pagdhendur dhe mafioze, hajdute të pasurive publike dhe private. Varferia po kthehet në nivelet e pas Luftes së Dyte Boterore. Papunesia po merr permasa gjigande me hap galopant, pensjonet jane 8.6 apo 10 mije lek të reja por në jemi në NATO.

Po, po. Ne jemi në NATO, pa buke, pa rroga, pa pensione, pa ushtri, pa ligje, pa police (sepse jane me rrugaç së rrugaçet e vertete), pa shtet, pa qeveri, pa ndergjegje kombetare, pa moral, pa fe Europiane, pa kulture Europiane, pa zemer njerezore Europiane, me instike të dhunshme që manifestohen me keto detaje që permenda me lart. Por ne jemi në NATO.

Keshtu ka vendosur diplomacia që gjallon ketyre aneve. Me kete soj nenprodukti njerezor ben marrëveshje?

***

Çfare shakaje! Ironi therese. Shume therese. E atehere, çfare duhet të pres unë nga NATO? Unë dhe të tjeret si une që kane lindur neper familje që aspironin Europen dhe ndjeheshin të tille. Ata si une që u larguan drejt Europes dhe u kthyen duke dashur ta stolisnin kete vend me permbajtje Europjane e jo me parulla bajate boshe që u ngjajne propangandave të regjimit komunist.

Mos valle duhet të pres që ketu të vijne disa ushtarake me shume dhe të fillojne të inkurajojne modelin e gangsterit që fiton tendera pa mbarim, siç në fakt ka ndodhur tere keto vite? Siç e demonstron edhe historia e Delijorgjit që nga një rrugaç, u be drejtuesi i një kompanie që leviz qindra miliona dollare. Cfare do sjelle NATO me ushtaraket e saj, modelin e Italise së Jugut, Sicilise, Kalabrise, Napolit, Puglies ? Mafie dhe korrupsion, që në fakt ka lulezuar jo keq tere keto 18 vjet ?! Do sjelle suksese dhe vazhdimesi në karriere të personazheve me antiperendimore dhe me të korruptuar që njeh ky vend?

Le të ma sqarojne publikisht ermafroditet e partive politike po deshen! Europa dhe NATO në kete vend jam unë dhe të tjeret si une, që për fat të keq nuk arrime dot as të festojmë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›