Braçe: Shitja e asteve publike, për të mbushur arkën e shtetit
Një ditë pas deklaratës së kreut të qeverisë Berisha për privatizimin e aseteve publike, ka adhur reagimi i Partisë Socialiste. Deputeti i PS-së, Erjon Braçe deklraroi se vendimi është marrë për të mbushur arkën e boshatisur të shtetit. Deputeti socialist sulmoi qeverinë duke deklaruar se dështoi në tejkalimin e krizës ekonomike që ka prekur familjen e çdo shqiptari.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se ka ndër mend të shesë çfarëdolloj prone publike që disponon përveç shkollave, spitaleve, digave. Në takimin me disa ministra dhe ekspertë, Kryeministri tha se "armiku numër një i privatizimit është korrupsioni. Armiku i dytë është burokracia jonë, e cila zvarrit këtë proces që duam të eci me shpejtësi të madhe".