Rama në Strasburg, takime dyditore me drejtuesit e socialistëve europianë
Në prag të negociatave te kreu i shtetit, një delegacion i Partisë Socialiste, i kryesuar nga Edi Rama, është nisur sot drejt Strasburgut, ku do të diskutohet me drejtuesit e Partive Socialiste Europiane. Kryetari i selisë rozë, në një komunikim me mediat, konfirmoi dje se qëllimi i takimit është komunikimi me këta faktorë, të cilët, sipas tij, janë shumë të interesuar mbi atë çfarë po ndodh në Shqipëri. Pas një bisede në zyrën e tij me anëtarët e këtij delegacioni: Arta Dade, sekretarja për marrëdhëniet me jashtë, kryetari i Komisionit të Jashtëm, Taulant Balla, dhe deputeti Arben Ahmetaj, Rama konfirmoi se në këtë mënyrë komunikimi shkon përtej kufijve edhe me faktorin ndërkombëtar.