Dobësohet dollari, rritet çmimi i naftës

çmimet e naftës janë rritur me 2%, kryesisht për shkak të dobësimit të dollarit, fitimeve në Wall Street dhe dimrit të acartë që ka goditur pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Nafta e papërpunuar në bursën e Nju Jorkut u tregtua për 73.75 dollarë për një fuçi. Dollari pësoi pak rënie nga raportet për të ndihmuar ekonominë greke.
çmimet e naftës kanë tendencë të rritjes kur bie dollari, duke i bërë prodhimet e naftës më të lira për blerësit që përdorin valuta tjera. Dobësia e dollarit gjithashtu i inkurajon investitorët që të bëjnë investime më të prekshme, si p.sh. në metale të çmuara.