E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turizmi ne zonen e Shkrelit

Komuna Shkrel në rrethin e Malësisë së Madhe është përfituese e projektit të përbashkët ndërkufitar në kuadër të projekteve IPA Shqipëri-Mali I Zi të financuar nga Bashkimi Europian. Projekti " Vendosja e produkteve të përbashkëta turistike në tregun ndërkombëtar" zbatohet nga Komuna Shkrel, Këshilli I Qarkut Shkodër nga pala Shqiptare me partner tjerë local ndërsa nga pala malazeze janë Komuna e Podgoricës, si dhe Dhoma e Zejtarisë dhe Tregtisë e Malit të Zi. Kastriot Kruja përfaqësues i Këshillit të qarkut Shkodrës thotë se janë krijuar përvoja pozitive në hartimin dhe koordinimin e projekteve të BE-së në këtë process të rëndësishem për pushtetit local dhe administratën.

Ky projekt synon edhe promovimin e resurseve turistike në qëndrat më të njohura të promocionit në Europë.

Zona e Shkrelit ofron mundësi të shumta të zhvillimit të turizmit me pikat e saja turistike si Boga dhe Razma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›