E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Vendimi sjell varfëri

• Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Erjon Braçe, deklaroi dje se “taksa që vendosetsipas atij udhëzimi për shitjet e këtyre apartamenteve, jo vetëm që do iu marrë më shumë para qytetarëve shqiptarë, që i gëzojnë këto apartamente sot, por sajon dhe një problem mjaft të thellë social, pikërisht atë të strehimit”. “Këto janë vendime thellësisht antipopullore të qeverisë së kryeministrit Berisha dhe kanë një qëllim të vetëm, shtimin e parave në arkat e buxhetit të shtetit dhe natyrisht për ndalimin e rishpërndarjes së këtyre parave për të kompensuar, qoftë rritjen e çmimit të energjisë, taksave dhe standardin e cenuar nga këto politika fiskale të qeverisë së kryeministrit Berisha”, tha Braçe.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›