E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa mbi pronën, ja sa do paguajnë ish-pronarët

• Shitja e tokës do të tatohet 10 për qind mbi vlerën e çmimit. Udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Drejtësisë nuk parashikon çmim blerje për të gjithë tokën e shpërndarë pas vitit 1990.Tiranë  Ish-pronarët që kanë marrë tokën e tyre dhe të gjithë ata që kanë përfituar nga ligji 7501, në rast se duan të shesin pronën e tyre do të paguajnë 10 për qind tatim. Kjo, pasi toka që i është dhënë atyre nuk ka një çmim blerje. Pra, në këtë rast i gjithë fitimi i krijuar është fitim, dhe në udhëzimin e Financave është parashikuar që fitimi do të taksohet me 10 për qind. E njëjta mënyrë do të ndodhë edhe me ndërtesat që do të legalizohen. Por në këtë rast, pagimi i taksës prej 10 për qind është i legjitimuar, pasi toka që ata mund të shesin është e zaptuar. Në rastin e ish-pronarëve, vlera e pronës së tyre është zvogëluar. Kjo pasi të ardhurat që ato do të fitojnë do të zvogëlohen me 10 për qind. Në udhëzim është parashikuar qartë që tatimi do të paguhet nga shitësi, pra nga pronari. Nga ana tjetër, udhëzimi ka parashikuar gjithashtu edhe çmimet dysheme të shitjes së truallit dhe tokës. Këto çmime janë të njëjtat me ato që ka miratuar qeveria për kthimin dhe kompensimin e pronave. Edhe në rast se pronari do të shesë më lirë se ky çmim sipërfaqen, tatimi që ai do të paguajë është sa 10 për qind e referencës së qeverisë. Në këtë mënyrë, vlera e pronës së tij zvogëlohet.ShembulliNjë pronar në Tiranë, me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave i është kthyer në sipërfaqe prej 1 mijë metrash katrorë. Kjo pronë i ishte sekuestruar nga regjimi komunist. Prona ndodhet në zonën e unazës. Ai vendos ta shesë pronën e tij. Në këtë rast, çmimi minimal i taksueshëm, pra referenca e vendimit është 22.996 lekë/m2. Pra, edhe në rast se pronari vendos ta shesë më pak se kaq një metër, tatimi që ai do të paguajë është 10 për qind e kësaj shume. Në rast se e shet më shumë, atëherë tatimi do të mbahet mbi çmimin e ri. Sidoqoftë, ne po marrin shembullin, që toka shitet sipas çmimit referent të qeverisë për 2008-ën, pra me 22.996 lekë/m2. Pronari, nga shitja e truallit të tij prej 1 mijë metrash do të përfitojë 22.996.000 lekë, ose 186.959 euro. Kjo e ardhur e tij është e gjitha fitim, pasi për tokën e kompensuar nuk ka paguar një çmim, edhe pse në kohën kur është blerë toka, para se ta shtetëzonin, ajo ka pasur një çmim. Në këtë rast, tatimi që pronari do të paguajë është 10 për qind e 22.996.000 lekëve. Pra, 2.299.600 lekë, ose 18695.9 euro. Kjo llogaritje është bërë për zonat periferike të Tiranës. Për zonat në qendër shifra është shumë më e madhe. Qeveria ka llogaritur çmim reference për tokat edhe për bregdetin apo qytetet e tjera më të vogla. Në fakt, deri në miratimin e këtij udhëzimi, asnjë tokë nga 1 janari nuk është regjistruar si shitje në hipotekë. Të gjitha këto prona, tani që të regjistrohen duhet të paguajnë 10 për qind tatim. Ky i fundit, rëndon pastër në xhepat e ish-pronarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›