E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Të vegjlit” kërcënojnë me referendum

• Partitë e vogla kërcë-nuan dje dy partitë e mëdha, PS-PD, me referendum nëse injorohen propozimet e tyre për reformën zgjedhore.Aristir Lumezi“Nëse nuk merren parasysh propozimet tona për reformën zgjedhore dhe veprohet në mënyrë të njëanshme në Kuvend për të votuar këtë reformë, ne kemi gati 28 firma, përmes të cilave do të kërkojnë referendum popullor”, tha nënkryetari i PAD-së, Arben Demeti. Dhjetë partitë e vogla parlamentare firmosën dje deklaratën me kërkesat e tyre për reformën zgjedhore, në të cilën kërkojnë proporcional të personalizuar, lista të hapura dhe pragun zgjedhor jo më të lartë se 2.5 për qind. “Partitë parlamentare nënshkruese të këtij dokumenti janë të angazhuara seriozisht për të kryer një reformë zgjedhore që do të sigurojë përfundimisht zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi nënkryetari i PAD-së, Arben Demeti, parti e cila inicioi tryezën e partive. Nënkryetari i PAD-së ka akuzuar kreun socialist Edi Rama “si pinjoll i Enverit”, duke komentuar vendimmarrjen e njëanshme dhe në marrëveshje të fshehtë të tij për reformën zgjedhore me Partinë Demokratike. Sipas tij, “me këtë veprim të tij, Edi Rama po e izolon PS-në ndaj aleatëve të saj dhe zhvillimeve demokratike në vend”. Partitë e vogla përmes deklaratës së tyre i qëndrojnë sistemit proporcional të personalizuar, në të cilin do të njësohet vota e kandidatit me votën e subjektit politik. Sipas partive politike, ky sistem zgjedhor vjen i përmirësuar dhe nëpërmjet tij arrihet që pas përllogaritjes përfundimtare të mandateve në nivel kombëtar, të ketë një përputhje të plotë të përqindjes së mandateve në Kuvend me përqindjen e korrektuar të votave në shkallë vendi për çdo parti politike që kalon pragun. Gjithashtu partitë e vogla parlamentare kërkojnë që Kuvendi të ketë 140 vende me tavan të hapur, ku balanca të jetë 70/70 e mandateve maxhoritare dhe mandateve proporcionale. Ndërsa kërkojnë që raporti maxhoritar-proporcional të jetë i hapur për negocim. Sipas tyre, zgjedhjet të zhvillohen me një raund. Partitë e vogla parlamentare në kërkesën e tyre kanë përcaktuar qartë dhe mënyrën e prezantimit të kandidatëve. Konkurrimi në zonat një emërore maxhoritare bëhet midis kandidatëve me votim maxhoritar, ndërsa konkurrimi proporcional bëhet mbi bazën e listave të hapura të kandidatëve të partive politike. Partitë e vogla parlamentare përcaktojnë pragun elektoral 2.5 për qind.Partitë që firmosënPADLSIPRPSDPAAPDRPDSPBDNJPDKPBLDKërkesat e 10 partive

Proporcional i personalizuar
Kuvendi me 140 (70+70) vende dhe tavan i hapur
Votimi me një raund
Konkurrimi mbi bazën e listave të hapura
Vota e njësuar, në një fletë votimi
Pragu elektoral 2.5 për qind
Komisioni i posaçëm të mblidhet më 3 mars 2008
Nëse nuk merren parasysh kërkesat, do të kërkohet referendum

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›