Islami: Negociata me LSI-në për anëtarin e KQZ
/>Shenja afrimi nga PS për LSI-në lidhur me bashkëpunimin parazgjedhor. Sekretari i PS për çështjet zgjedhore Kastriot Islami ka lënë të kuptohet se PS në fillimin e sezonit parlamentar do të ofrojë kompromis për LSI-në lidhur me vendosjen e anëtarëve të komisioneve zgjedhore edhe nga LSI. Sipas formulës së përcaktuar në Kodin e ri zgjedhor, katër anëtarë të KQZ-së i takojnë dy partive të mëdha, PD dhe PS respektivisht nga dy anëtarë secilës.
Anëtari i pestë dhe i gjashtë sipas së njëjtës formulë zgjidhet nga grupimet e parlamentare të djathta dhe të majta. Më qartë fiton ajo parti e majtë ose e djathtë, që garanton mbështetjen në firma, të partisë së madhe sipas spektrit politik që përfaqëson. Nga ky proces përzgjedhjeje, që sigurisht nënkupton dhe negocimin, socialistët duket se nuk përjashtojnë asnjë forcë të majtë. Madje as LSI-në pavarësisht kontradiktave të hershme, sidomos në çështjen e administrimit të zgjedhjeve.
Islami thotë gjithashtu se PS nuk vë asnjë kusht për partitë në opozitë për bashkëpunim pasi siç theksoi qëllimi final është maksimalizimi i fitores së zgjedhjeve të qershorit 2009.
Ndërkaq, Sekretari për çështje elektorale në PS, Katriot Islami thotë se koha është në limitetet e saj për të përgatitur gjithë infstrastrukturën për zgjedhjet. Duke nisur prej ngritjes së institucionit kryesor përgjegjës për zgjedhjet, KQZ. Një proces që do të përfshijë politikën në emërimin e anëtarëve menjëherë pas dekretimit të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës.