Mustafaj akuzon Topin dhe Berishën: "Pse e vononi ambasadorin në Kosovë"

/>Ish ministri i Jashtëm kritikon neglizhencën e dy krerëve të shtetit në përmbushjen e detyrës kushtetuese
Berisha dhe Topi mbajnë peng emërimin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë. Këtë opinion e ka shprehur dje ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Në një deklarim për një televizion privat, pyetjes se si e vlerëson vonesën kaq të gjatë në emërimin e ambasadorit tonë në Prishtinë, ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj, iu përgjigj: Është një vonesë krejtësisht e papërligjur, siç është edhe krejt i pashpjegueshëm konfuzioni i informacionit të përcjellë në opinionin tonë publik nga krerët e shtetit lidhur me këtë problem". Duke përcjellë një kronologji të dosjes diplomatike të Kosovës Mustafaj tregoi veprimet dhe mosveprimet e krerëve të shtetit.
"Muaj më parë, fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryeministri Berisha njoftoi publikisht se shumë shpejt ambasada jonë në Prishtinë do të kishte ambasadorin e saj dhe se ky ishte Islam Lauka, një diplomat karriere, me përvojë të gjatë dhe aftësi të spikatura. Ndërkohë, ditët e fundit Presidenti Topi ka pohuar publikisht se në zyrën e tij nuk ka ardhur ende asnjë propozim"- tha Mustafaj. Kryeministri, vazhdoi ai,- është në të drejtën e tij kushtetuese edhe të ndryshojë mendim për një kandidat ende të pazyrtarizuar, por është gabim lënia pas dore e fillimit të procedurave, ashtu si Presidenti Topi nuk e ka kryer plotësisht detyrën e tij kushtetuese, vetëm në qoftë se pret që propozimi ti vijë në tryezë për të vepruar. "Presidenti ka gjithë kompetencën ligjore që të ndikojë në përshpejtimin e veprimeve të qeverisë për emërimin e ambasadorit tonë në Republikën e Kosovës"-deklaroi Muastafaj.
Për shumë arsye, edhe pas shpalljes së pavarësisë, Kosova do të vazhdojë të mbetet një nga postet diplomatike më të rëndësishme për politikën e jashtme të Shqipërisë. Fakti që misioni ynë diplomatik në Prishtinë vazhdon të jetë pa kryesues, dëshmon se tek të dy krerët e shtetit ka munguar vlerësimi i mjaftueshëm.
"Edhe përtej këtij rasti realisht shqetësues, del e nevojshme që brenda kuadrit kushtetues, Presidenti dhe Kryeministri të kenë një kalendar të rregullt mujor konsultimesh për politikën e jashtme, u shpreh në deklaratën e tij ish-ministri Mustafaj.
Menjëherë pas pavarësisë së Kosovës, më 18 shkurt 2008, kryeministri Berisha deklaroi emrin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë. Me presidentin e Republikës është rënë dakord që ambasadori ynë në Prishtinë do të jetë një nga personalitetet më të shquara të MPJ dhe ky është Islam Lauta, deklaroi Berisha.
Por që nga kjo ditë dhe deri tani, Tirana ende nuk ka një ambasador në Kosovë. Nuk ka mbërritur asnjë emër për dekretim si ambasador në Kosovë. Opozita e nisi vitin e ri duke shprehur pikerisht kete shqetesim permes sekretares se marredhenieve nderkombetare, Arta Dade.
Mesa duket konfliktualiteti i institucioneve me te larta te shtetit nuk mund te kaloje pa prekur diplomacine. Ne nuk kemi perfaqesi jo vetem ne Kosove, por edhe ne Serbi, Nju Jork e Moske, ku diplomacia e Tiranes duhet te ishte mjaft aktive per njohjen e pavaresise se Kosoves, deklaroi Dade.
Mosreagimi i qeverise dhe kryesisht ministrit te Jashtem Basha, ne lidhje me emerimin e ambasadorit shqiptar ne Kosove, per nje nga perfaqesuesit e maxhorances, kryetar i komisionit te jashtem te Kuvendit Prec Zogaj, duhet te marre fund.
Ne kemi atje nje zyre, nje mision qe punon prej vitesh. Tani kjo nuk mund te shtyhet me. Si kryetar i komisionit te jashtem kam nje detyre dhe kam gjetur mirekuptimin se kjo nuk mund te vonohet nga Ministria e Jashtme, është shprehur Zogaj.
*************************************************Vendet ku Shqipëria i ka ambasadat pa ambasadorë
Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka ambasador në Kosovë, ndër vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Janë 15 vende që në Prishtinë kanë vendosur ambasadorët e tyre dhe mungon emri i Shqipërisë. Ka dy vjet e gjysmë që ambasada jonë në në Egjipt , në Kajro, është pa ambasadorë dhe Egjipti është në ndër vendet kryesore që po bën lobing që vendet arabe të mos japin pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq, e njejta gjë ndodh edhe me një ndër fuqitë më të mëdha në botë, Rusia. Moska lihet pa ambasador. Gjashtë muaj pas kthimit të Ambasadorit Teodor Laco, vendi është vakant. Po të vazhdojmë me hartën e gabimeve të rënda të diplomacisë sonë, janë dhe disa paradokse. Hapet ambasada në Indi, por nuk ka ambasador. Ndërkaq Shqipëria nuk ka ambasador në Spanjë. Ka tre muaj që është larguar që është larguar ambasadorja dhe Shqipëria nuk e ka zëvendësuar. Ndërkaq, mungesa e ambasadorit tonë në Gjermani, që është aleati ynë strategjik, është krejt e pajustifikueshme.
Një vit më parë Presidenti i Republikës ka dekretuar ambasadorin tonë në Japoni dhe ky nuk ka shkuar sepse nuk e lë Ministria e Jashtme.