E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet tregu artizanal, 100 gra ekspozojnë punimet

30/09/2011  Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

BERAT- Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u hap sot në lagjen "Kala" të qytetit të Beratit tregu artizanal”. Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Bashkia e Beratit dhe Shoqata “Mbrojtja e të drejtave të gruas qytetare dhe fshatare Berat”, kanë inauguruar në ambientet e jashtme të ansamblit muzeal të kalasë tregun artizanal. Në këtë treg janë ekspozuar punime të 100 grave në fushën e qëndistarisë dhe thurjes me shtiza e grep. Pjesë të tregut artizanal kanë qenë punime: perde, mbulesa, centro, kuverta, çarçaf etj, të qëndisura duke përdorur materialet si lino, moline e bobina me ngjyra, papuçe, çanta e shaje të punuara me shtiza e grep, punime të cila tërheqin vëmendjen e shumë vizitorëve në këtë qytet. Koordinatorja e Shoqatës “Mbrojtja e të drejtave të gruas qytetare dhe fshatare në Berat”, Anisa Çela, gjatë një prononcimi dhënë për mediat ka pohuar se hapja e tregut artizanal është mundësuar falë një donacioni të fondacionit “Sorros”. Çela ka pohuar se janë 100 gra nga qyteti i Beratit, por edhe zonat rurale, të cilat janë bërë pjesë e këtij projekti, i cili ka si qëllim edhe punësimin e tyre, pasi të ardhurat nga shitjet do të shkojnë tek gratë që i kanë punuar. Këtë aktivitet e ka përshëndetur edhe prefekti i qarkut Berat Bujar Hoxhaj, i cili ka përshëndetur fondacionin dhe shoqatën për këtë risi të sjellë në qytetin muze duke e konsideruar tregun artizanal si një domosdoshmëri për transmetimin e këtyre vlerave të Beratit tek turistët e huaj. S. Gorica

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›