Gjashtë filmat e ndaluar që u shfaqën tek “Marubi”
30/09/2011 Ja cilat janë historitë që trazojnë pushtetet në Festivalin e të Drejtave të Njeriut
Gjashtë janë filmat e ndaluar që janë shfaqur këtë javë në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”, në kuadër të Festivalit të Filmit për të Drejtat e Njeriut. Në qendër të tyre janë personazhe të ndryshme, e përbashkëta e tyre është vetëm një: mendimi i personazheve apo skenat që shfaq filmi trazojnë “mendjen” e pushtetarëve në pushtetet “autoritare”, ndonëse në dukje nuk janë të tilla. Personazhet e filmave janë intelektualë në ndonjë rast si në Burma, por janë edhe biznesmenë në rastin e Kodorkovskit në Rusi. Ka edhe rrëfime të femrave të prostituara, ashtu sikundër, por edhe lidhja mes telefonave tanë dhe luftës civile në Kongo. Secili prej këtyre filmave, është i ndaluar në vendin e origjinës së personazheve, pra në Burma, në Kongo, në Rusi, etj. Shtetet dhe pushtetet vijnë të zhveshur përmes filmave që shfaqen në “Marubi”. Ndryshe nga çjemi mësuar ti shohim udhëheqësit e tyre, pamjet e sjella nga regjisorët përmes kamerave, tregojnë atë që me aq kujdes fshihet: e vërteta e shtypjes, e vërteta e mohimit të fjalës së lirë, e vërteta e dënimeve dhe arsyet që fshihen pas tyre, njerëz që shfrytëzohen e që nuk kanë as kushtet minimale të punës, njerëz që edhe mund të vdesin në ato vende pune.
Shtete dhe pushtete
I pari film i ndaluar është “Khodorkovsky”, bashkëprodhim gjermano-farnez, me regji e skenar të Cyril Tuschi. Një dokumentar mbi transformimin e Mikhail Khodorkovsky-it - nga një socialist i përkryer në një kapitalist të përkryer dhe në fund, në një burg të Siberisë, duke u kthyer në një martir të përkryer. Khodorkovsky – rusi më i pasur, mbi Presidentin Putin. Një luftë titanësh fillon. Putin e paralajmëron. Por Khodorkovsky kthehet në Rusi, duke e ditur se do të burgoset, sapo të kthehet. Kur i dëgjova të gjitha këto, pyeta veten: pse nuk qëndroi Khodorkovsky në mërgim me gjithë ato miliarda? Pse u kthye? Pse e bëri ai këtë? Një udhëtim personal tek Khodorkovsky. Khodorkovsky - një histori se si njeriu më i pasur i Rusisë u bë i burgosuri më i famshëm i Rusisë.
Filmi i dytë është “Shitur në Amerikë: një përrallë moderne e skllavërisë së seksit”. Dokumentari i prodhuar në SHBA në vitin 2009 vjen me regji të Chelo Alvarez-Stehle.
“Shitur në Amerikë” është një shikim i shpejtë në botën e trafikimit seksual në Shtetet e Bashkuara përmes tregimeve të tri grave të shitura në një moshë të re, që ne tani i takojmë si të mbijetuara që e kanë gjetur fuqinë. Në rrugët e lagjeve tona, një emigrant është joshur nga një punë e rreme që rezulton të jetë një kurth, një fëmijë është shitur nga të afërm të saj për grabitqarët seksual gjatë vizitave në fundjavë dhe një e re është detyruar nga i dashuri i saj të presë klientë në dhoma moteli.
“Burgu ku jetoj”, një prodhim i Mbretërisë së Bashkuar, është dokumentar i realizuar në vitin 2010 nga Rex Bloomstein. Ai është një dokumentar artistik dhe është historia e eksplorimit të Michael-it në personalitetin, motivimin dhe talentin e njeriut, i cili e përshkruan veten si “altoparlant” për popullin e tij.
“Gjak në celular” prodhimi danezo-gjerman me regji Frank Piasecki Poulsen ka në qendër një tematikë interesante e disi të panjohur. Dokumentari “Gjak në Celular” tregon lidhjen midis telefonave tanë dhe luftës civile në Kongo. Regjisori Frank Poulsen udhëton në RD të Kongos për të parë industrinë ilegale të minierave me sytë e veta. Ai
mundet të hyjë në minierën më të madhe të kallajit të Kongos, e cila kontrollohet nga grupe të ndryshme të armatosur, dhe ku fëmijët punojnë për ditë të tëra në tunele minierash të ngushtë për të nxjerrë minerale që përfundojnë në telefonat tanë.
“Aktualitet: Të burgosurit politikë në Burma”, është një prej filmave mbase interesantë. Me regji të Jeanne Hallacy, “Aktualiteti” tregon historinë e heronjve të pakënduar të Burmas - të burgosurit e saj të ndërgjegjes - dhe çmimin që ata paguajnë për të folur të vërtetën për pushtetin në një diktature ushtarake. Duke përdorur pamje të xhiruara fshehurazi në Burma, filmi zbulon historitë dhe sakrificat e njerëzve “të zakonshëm” me guxim të jashtëzakonshëm dhe udhëheqësit që i frymëzojnë ata. Ish-i burgosur i politikës Bo Kyi dhe një ekip i nëndheshëm punojnë pa pushim dhe shpesh në rrezik të madh në emër të 2.100 kolegëve të tyre të burgosur. Ndërsa ata dhe të tjerë të panumërt vazhdojnë të luftojnë, ëndrra e një Burme të lirë mbetet gjallë.
“Një mendje e pavarur”, prodhim anglez me regji të Rex Bloomstein ai sjell disa histori. I burgosur për karikaturimin e kryetarit të shtetit. I dërguar në një kamp pune për një shaka. I torturuar për shkruarjen e një poeme. I dëbuar se këndoi një këngë. Ja ku janë disa nga tregimet që mund të hasen në këtë film frymëzuar nga një prej të drejtave më themelore dhe të diskutueshme të njeriut: Lirinë e Shprehjes. Mishëruar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, ajo është pikërisht themeli i demokracisë dhe mbështet vlerat e çdo shoqërie “të lirë”... Por ekuilibrin e brishtë midis sigurisë së shtetit dhe lirisë së individit e vendos atë gjithnjë e më tepër nën sulm.
Rikthehet saga horror, tani në 3D
Sërish adrenalinë në ekranin e madh dhe këtë herë bëhet fjalë për një sagë horror mjaft të njohur që shënon kapitullin e saj të pestë. “Final Destination 5”, i njohur ndryshe edhe me titullin “Final Destination 3D” është kapitulli i dytë i sagës që xhirohet në 3D dhe mban firmën e regjisorit Steve Quale. Ai është një prodhim i përbashkët i studiove “Warner Bross” dhe “New Line”. Në Shqipëri filmi ka filluar projeksionet në kinema prej datës 27 shtator.
Ashtu si në kapitujt e mëparshëm të sagës “Final Destination”, edhe në këtë film Vdekja është e kudogjendshme dhe vihet në ndjekje të një personi, i cili me anë të parandjenjës arrin të shpëtojë një grup kolegësh nga rënia e tmerrshme e një ure të varur. Por ky grup njerëzish nuk do ta ketë të lehtë për të mbijetuar. Njerëzit bëjnë përpjekje të shumta për të gjetur mënyrën sesi të dalin nga axhenda e vdekjes. Viktimat e reja të Vdekjes interpretohen nga Emma Bell (e njohur për interpretimet e saj në filmat “Frozen”, “The Walking Dead”) e Nick DAgosto (i njohur për interpretimet e tij në filmat “Fired Up!”,” Heroes”). Drejtori i fotografisë është Brian Pearson (Drive Angry 3D, My Bloody Valentine 3D), skenograf David Sandefur (Repo Men), montazhi nga Eric Sears (Shooter) e kostumografi është Jori Woodman (Eight Below).
Xhirimet e filmit, ashtu si dhe në tre kapituj të tjerë të sagës janë bërë në Vancouver të Kanadasë gjatë muajit shtator të vitit të kaluar. “Final Destination” është një sagë që daton prej shtatorit të vitit 2000 kur dhe doli filmi i parë me të njëjtin titull, drejtuar nga James Wong. Më pas erdhën filmat e tjerë të sagës “Final Destination 2” me regji të David R. Ellis,” Final Destination 3” me regji të James Wong dhe “The Final Destination 3D” i rikthehet serish regjisorit David R. Ellis
Suksesi i kapitullit të pestë të kësaj sage i ka shtyrë producentët që të mendojnë për një tjetër film të ri, por deri atëherë publiku që preferon horrorin dhe në veçanti këtë sagë do të vazhdojë të shikojë filmin e pestë që vijon të shfaqet në mbarë botën.