Brace akuzon 7 milione euro te krimit ne media

“Dy politikanë ndër më të korruptuarit në këtë vend, dy biznesmenë pa para, në vështirësi të madhe financiare. 7 milionë euro është vlera e këtij operacioni. Politikanët e korruptuaar i kanë këto para. Para e madhe po mblidhet këto ditë në prag të fushatës nga biznesmenë të detyruar dhunshëm të dorëzojnë paratë e tyre, dhe natyrisht këta politikanë të korruptuar po gjejnë bankën që do t’i pastrojë sipas kësaj skeme.
Paratë e pista depozitohen në bankë, për të mbuluar financiarisht operacionet. Banka jep kredi 7 milionë euro për dy biznesmenët. Për këtë ata kanë si kolateral aksionet e aksionerëve në një kompani pijesh në vështirësi të madhe financiare. ”- tha Erion Braçe, deputet i PS-së.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 04 prill 2011 )