E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e kampioneve Real e Inter ne kerkim te fitores

Liga e Kampioneve kthehet sot në mbrëmje me dy ndeshjet e para cerekfinale ku Reali i Madridit dhe Interi do të kërkojnë të hedhin pas krahëve dështimet në kampionatet e tyre për të vazhduar ëndrrën në fitimin e trofeut më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube. Madrilenët e drejtuar nga Jose Mourinho do të presin në “Santiago Bernabeu” Totenham.

Reali i Madridit vjen në këtë sfidë pas humbjës zhgënjyese 1-0 kundër Gijon që i ka nxjerrë “galaktikët” jashtë garës për titullin kampion, ndërsa kundër angleze trajneri Mourinho kërkon një tjetër paraqitje nga skuadra e tij."Totenham është një skuadër e mirë, me kualitete dhe me shumë ambicje për të fituar dicka të rëndësishme. Kjo është një nga arsyet që quhet të tregohemi të kujdesshëm, për të hedhur një hap të sigurt drejt kualfikimit”, ka thënë Mourinho.

Portugezi mund të mbështetet sërish te Kristiano Ronaldo, ndërsa një armë tjetër e fortë e trajnerit është Gonazalo Higuain i rikthyer pas dëmtimit të gjatë. Me rikthime të rëndësishme paraqitet Totenham, pasi  Harry Redknap do të ketë në dispozicion yllin e skuadrës së tij Gareth Bale. Në ndeshjen tjetër Inter do të përballet me Shalke 04 në pengesën e radhës për të rujtur titullin Kampion Evrope.

Skuadra e Leonardo është e favorizuar përballë gjermanëve protagonistë të një sezoni të dobët në kampionat, por trajneri brazilian nuk i beson kundërshtarëve që kanë në skuadër shënuesin më të mirë në Evropë, Raul Gonzales.

“Shalke ka luajtur kundër skuadrave të rendësishme në Ligën e kampioneve, duke arritur në cerekfinale. Kjo do të thotë shumë dhe ne duhet të bëjmë një ndeshje perfekte”, ka thënë Leonardo. Braziliani ka probleme në mbrojtje, ku vendin e Lusios të skualifkuar do ta marrë Kordoba. Ndryshime dhe në repartin e sulmit të Interit, ku Milito do të rikthehet titullar kundër Shalkes.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›