Listat ne prokurori PS padi per njesine nr. 10 ne Tirane

Debati mbi listat e zgjedhësve ka përfunduar në prokurori. Bëhet fjalë për njësinë bashkiake numër 10 në kryeqytet dhe kryetarin e saj, të cilët janë paditur nga deputetja e Partisë Socialiste, Ledi Shamku.
“Sapo depozitova kallëzim penal për kryetarin e njësisë bashkiake numër 10 Tiranë, zotin Blend Fuga dhe për shefen e zyrës së gjendes civile, Mariela Muça. Depozitova kallëzim penal për manipulim me dashje të listave zjedhore të lëshuara nga kjo njësi, të firmosuara nga këta dy persona. Kam nje mesazh të qartë për Saliun dhe për Lulin e tij: “Ta harrojnë votën e kryeqytetasve. Ta harrojnë të manipulojnë votën e Tiranës, ajo nuk preket. Vota e kryeqytetasve në atë drejtim që i thotë kurrë më pushtetit që vret, një pushteti që vjedh dhe një pushteti që tallet me jetën e qytetarëve”- tha deputetja e PS-së, Ledi Shamku.
Prej kohësh Partia Socialiste akuzon pozitën se ka abuzuar me listat e zgjedhësve të cilat sipas tyre, po manipulohen me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të votave më 8 maj.
Jul Kasapi