E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani, pesë gola në miqësore

Edmond Kapllani ka qenë i papërmbajtshëm në ndeshjen miqësore që Karlsruhe fitoi kundër ekipit të kategorisë së katërt VBF Bhyl. 

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka shënuar pesë gola dhe ka tërhequr vëmendjen e medias gjermane, që e ka cilësuar paraqitjen e Kapllanit një rikthim që pritej prej kohësh. Ai është aktivizuar në pjesën e dytë të ndeshjes dhe brenda harkut kohor prej 21 minutash ka arritur ta dërgojë top;in pesë herë në rrjetë. Ai ka shënuar në minutat 67’, 75’, 77’, 79’ dhe 88’. “Jam i kënaqur nga forma e Kapllanit sepse kjo tregon se ai ka lënë pas krahëve problemet që pai sezonin e kaluar. jam i Bindur se sezonin i ardhshëm do të jetë krejt ndryshe për të”, ka thënë trajneri Edmund Beker.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›