Skela si Balak, merr numrin 13-të
I ka bërë një kërkesë klubit të tij dhe drejtuesit ia kanë plotësuar menjëherë dëshirën heroit të tyre.
Ervin Skela, i cili deri tani ka mbajtur fanellën me numrin 11-të, dëshironte të mbante numrin 13 në fanellë për sezonin e ardhshëm dhe krerët e Kotbusit ia kanë plotësuar menjëherë dëshirën. “Më pëlqen shumë numri 13 – ka thënë fantazisti kuqezi për mediat gjermane – Këtë numër e mbaj edhe kur luaj me Kombëtaren dhe do të më pëlqente që ta mbaja edhe te Kotbusi. Më sjell fat dhe falënderoj drejtuesit e klubit që ma plotësuan dëshirën”. Në grumbullimin e parë të skuadrës së Kotbusit, ditën e diel, Skela është pritur si hero nga tifozët e kësaj skuadre. Ai dha kontribut të madh në qëndrimin e ekipit në Bundesligën 1.