E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe akuzon për rrugët

Korrupsioni në rritje në sektorin e punëve publike ka nxjerrë dje para mediave nënkryetarin e grupit parlamentar socialist, Erjon Braçe. Ai vuri në dukje praktikat korruptive, sunduese, thuajse në çdo procedurë prokurimi publik e më pas të ndërtimit të veprave madhore, në të gjithë territorin e vendit. "Bëhet fjalë për miliona euro, të angazhuara në këto vepra, në një qind për qind e tyre, para të marra borxh, me interesa tregtare, që do t‘i paguajnë në vitet në vijim shqiptarët", tha Braçe. Duke u ndalur te procedurat e zhvilluara, 4 muaj, javët dhe ditët e fundit dhe që përfshijnë vepra madhore, veçanërisht në segmente të tilla të rëndësishme si Levan-Vlorë, Levan-Damës, Damës-Tepelenë, bypasin e Fierit, terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit etj., si edhe një sërë aksesh të tjera rrugore. Sipas tij, këto procedura prokurimi po popullohen nga kompani me probleme të rënda me ligjin, të cilat janë nën hetim për akuza shumë të rënda me kontraktuesit dhe janë në pyetje të kontratave me porositësit, veçanërisht për afatet dhe tejkalimin e vlerave të projekteve të kontraktuar. Për të konkretizuar akuzat, Braçe ju referua kompanisë "SCTDD Lubjan" ose më saktë "Slovenie Çeste Teknika" dhe për veprën publike të quajtur bypass i Fierit, me një vlerë totale prej 50 milion eurosh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›