Ndihma nga Italia për spitalin
Ndihma me një vlerë prej 100 mijë eurosh i janë ofruar spitalit të Krujës nga spitali i Torinos Itali. Kjo ndihmë ka konsistuar sidomos në aparate serumi dhe medikamente. Adrian Mataj, drejtori i Shëndetit Publik në Krujë, ka falënderuar disa mjekë italianë që bënë të mundur akordimin e këtyre ndihmave, si dhe biznesmenin nga Kruja, Dragush Vogli, që ka ofruar ndihmën e tij për përballimin e shpenzimeve të transportit, me 3 mijë euro.