Dënohen me 31 vjet burg dy atentatorë
Gjykata e Fierit ka dënuar me 31 vjet burg dy autorët e atentatit kundër ish-presidentit të klubit çiklistik Apolonia, Bardhyl Fejzaj. Gjykimi ka zgjatur për afro 2 vjet dhe është zhvilluar në të gjitha seancat e tij, nën masa të rrepta sigurie dhe me dyer të mbyllura, ndërkohë që zyrtarisht nuk jepet emri i gjyqtarit. Vendimi që mban datën 13 mars 2008 ka cilësuar fajtorë Canajn dhe Selacin për veprat penale "vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve". Ramjus Canaj është dënuar me 16 vjet burg, ndërsa Kreshnik Selami me 15 vjet. Në prill të vitit 2006, këta dy shtetas kanë qëlluar në pritë mbi Bardhyl Fejzajn, i cili edhe pse mori shtatë plumba, arriti të mbijetojë.