E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, elektriku pret dritat pa njoftuar

Edhe në një ditë feste si e djeshmja, "lojërat" e filialit elektrik të Sarandës kanë qenë të pranishme. Ndërprerjet e energjisë kanë nisur të enjten dhe janë bërë më të shpeshta dje. Punonjëset e nënstacionit të Sarandës, në Qafë të Gjashtës, thanë se shkak i ndërprerjeve ka qenë remonti i programuar më parë. Megjithëse ndërprerja e energjisë nuk ka qenë "aksidentale", drejtuesit e filialit elektrik nuk i kanë njoftuar konsumatorët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›