E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zihet me shokun, i vret babane

Nje 54-vjecar, nga qyteti i Vlores, eshte vrare dje me thike nga nje adoleshent, pas nje grindjeje mes shokesh. Pirro Gishti ka humbur jeten, pasi nderhyri per te shuar nje grindje ndermjet djalit te tij 16-vjecar dhe nje bashkemoshatari. Policia tha se autori i ngjarjes eshte 16-vjecari Indrit Hoxha, i cili u ndalua disa ore me vone, pasi kishte marre rrugen drejt Mallakastres.
Deshmitaret ne vendngjarje kane treguar, per “Koha Jone”, se Pirro Gishti po punonte ne dyqanin e tij “Fast Fod”, ne lagjen “Partizani”, prane spitalit rajonal te Vlores, kur ne rruge eshte degjuar nje zhurme e madhe. Rreth ores 12:00 te paradites, 54-vjecari ka dale jashte dhe ka pare djalin e tij, Eltonin, teksa po zihej me nje bashkemoshatarin e tij. Tone te larta, sharje e me pas grushte detyruan prindin te lere dyqanin dhe te drejtohej nga dy adoleshentet. Por, me t’u afruar, shoku i te birit dhe njekohesisht fqinji i tyre, ka nxjerre thiken dhe ia ka ngulur dy here ne trup babait te shokut.
Pirro Gishti nuk ka mundur t’u mbijetoje plageve, ndonese spitali i Vlores ishte vetem disa metra larg. Burime nga bluzat e bardha kane treguar, per “Koha Jone”, se 54-vjecari kishte marre dy plage te renda, nje ne bark dhe nje ne qafe. Ai ka nderruar jete me te hyre ne sallen e kirurgjise se spitalit, per shkak te hemorragjise dhe plageve ne organe jetesore. Trupi pa jete i 54-vjecarit eshte derguar ne morgun e spitalit per t’iu nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore e me pas iu dorezua familjareve.
Uniformat blu jane vene ne levizje per kapjen e adoleshentit qe u shpall ne kerkim. Postblloqe te shumte policore jane ngritur ne hyrje-dalje te qytetit dhe ne rruget kryesore. Kontrollet ne banesen e te dyshuarit Indrit Hoxha, dhe ne vende te tjera ku mendohej se ai mund te fshihej, nuk dhane rezultat. Disa ore me vone, policia e Vlores eshte njoftuar nga koleget e Fierit se i kerkuari ishte kapur ne rrugen qe te con drejt zones se Mallakastres. Adoleshenti kishte arritur te largohej nga qyteti i Vlores me nje automjet “taksi”, me targa VL 106 A, te cilen e kishte faturuar deri ne Fier. Atje kishte marre nje furgon taksi me targa MA 142 A, ne te cilin u kap nga policia rrugore. Mesohet se policia kishte arritur te lokalizonte 16-vjecarin ne saje te bashkepunimit te taksistit nga Vlora me policine.
Krimet kunder personit, 91% te zbuluara
Gjate vitit 2007, ne Drejtorine e Policise se Vlores jane shenuar 296 procedime penale, per vepren penale te krimit kunder personit. Jane zbuluar sa 259, ose 90,8%. Nga keto procedime penale te evidentuara, 64 prej tyre jane ngjarje aksidentale. Ne veprat penale te kategorizuara si krime kunder personit jane implikuar 242 autore, ndersa jane arrestuar 88 prej tyre, 143 ndiqen ne gjendje te lire dhe 10 jane shpallur ne kerkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›