Brace denoncon Jemi kercenuar. Berisha do ti mbylle gojen opozites

TIRAN- Deputeti i Partise Socialiste Erion Brace ka denoncuar sot nje kercenim te ardhur ne adrese te tij permes nje CD per te dhe kreun e PS-se Rama. Gjate nje konference per mediat Brace ka deklaruar se CD mban emrin e shtetasit Daut Kadriovski nje njeri i lidhur me krimin.
Diten e hene personeli i ka dhene ketij institucioni nje zarf brenda tij eshte nje kartoline dhe brenda saj eshte nje CD nga ana e pasme e se ciles eshte materializuar ky tekst Ke 24 ore kohe ndryshe te gjitha televizionet do ta publikojne tha Brace.
Sipas tij mesazhi vjen pikerisht ne kohen qe PS-se ka marre nismen antikorrupsionin dhe kjo behet per te penguar nxjerrjen ne drite te fakteve.
Sali Berisha ne cilesine e kryeministrit eshte angazhuar personalisht ne nderprerjen e fushates se transparences duke kercenuar drejdperdrejt njerezit qe po i tregojne shqiptareve vjedhjet e Sali Berishes. Sali Berisha po bashkepunon me krimin e organizuar tha ai.
Brace theksoi se per kete eshte vene ne dijeni edhe kreu i shtetit Bamir Topi dhe se fundi jane marre kontakte edhe me Prokurorine e Tiranes.