E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e çmimit të bukës në Vlorë, ndërhyn Autoriteti i Konkurencës

TIRANE- Autoriteti i Konkurencës reagon ndaj rritjes së menjëhershme të cmimit të bukës thuajse nga të gjithë ofruesit në qytetin e Vlorës dhe i kërkon prodhuesve dhe tregtarëve të bukës të stabilizojnë sa më parë cmimin në të kundërt do të gjobiten.

Lindit Milo, drejtoresha e Autoritetit të Konkurencës ka bërë të ditur sot paradites rezultatet e hetimit që po kryen ky organ në këtë treg me qëllim ndalimin e shkeljeve të mundshme të ligjit 9121, “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Sipas Milos "U konstatua se rritja e çmimit të bukës në qytetin e Vlorës ka ardhur pas një takimi të 42 prodhuesve dhe tregtuesve të bukës në datë 21.3.2011. Në këtë takim është rënë dakord se që nga data 23.03.2011 çmimi i bukës 900 gr do të jetë 120 lek dhe çmimi i bukës 450 gr. do të jetë 60 lek." Autoriteti informon më tej se "ky njoftim ishte afishuar në të gjitha njësitë tregtare dhe prodhuese të bukës dhe çmimi i fiksuar ...rezulton se është zbatuar nga të gjithë pjesëmarrësit në mbledhjen e datës sipas procesverbalit të administruar".

Zonja Milo thote se ka të ngjarë që sjellja e ndërmarrjeve për fiksimin e çmimit të shitjes së bukës të jetë një shkelje e nenit 4, pika 1, germa a) të Ligjit Nr 9121, dt 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” i ndryshuar e cila sjell një dëm të rëndë për konkurrencën në treg, dhe për konsumatorët.

“Prodhuesit të stabilizojnë çmimin” – ka bërë thirrje Autoriteti i Konkurencës duke shtuar se “kanë tre ditë kohë, në të kundërt do të gjobiten me 10% të xhiros vjetore.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›