“Shqipëria e hapur për hetimin e krimeve të luftës”
07/01/2011 Takimi Berisha-Çeku
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe raporti i Dick Martyt ishin dy çështjet që patën vëmendjen e Kryeministrit Berisha dhe Agim Çekut, gjatë takimit që këta të dy patën dje në selinë e Kryeministrisë në vendin tonë. Kreu i qeverisë shqiptare tha se Lufta Çlirimtare e popullit të Kosovës është një nga faqet më të ndritura të lirisë së kombit shqiptar, por edhe të Ballkanit, pasi i dha fund kolonisë së fundit në Evropë. Por, vijoi Berisha, pavarësisht se raporti i Dick Martyt, pa asnjë fakt dhe provë, ripërsërit akuza, shpifje dhe trillime të gatuara në Beograd nga Millosheviçi dhe ultranacionalistë të tjerë serbë, Shqipëria mirëpret dhe është tërësisht e hapur për çdo hetim nga institucione të njohura ndërkombëtare, për çdo problem që lidhet me krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Në këtë kontekst, ai bëri me dije ftesën e autoriteteve shqiptare ndaj Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për krime lufte dhe EULEX, që të rimarrë përsëri çdo hetim për të zbardhur çdo të vërtetë që ka të bëjë me krimet e luftës apo me krimet kundër njerëzimit, nga kushdo që t’i ketë kryer ato.