Braçe, tjetër takim me Ramën: Sot duhet të jemi në Kuvend për privatizimet
Deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Erjon Braçe, atakon përsëri kryetarin e PS-së, Edi Rama, lidhur me vendimin personal të këtij të fundit për të lënë jashtë dyerve të Kuvendit grupin parlamentar socialist. Prej disa ditësh me radhë, Braçe shpreh protestën e tij në rrjetin social Facebook, duke i kërkuar virtualisht Ramës të lejojë deputetët të kryejnë detyrimet e tyre kushtetuese dhe ligjore me pjesëmarrjen në Kuvendin e Shqipërisë. “Kuvendi i hap rrugë shitjes së Hidrocentraleve. Për fat të keq opozita nuk është aty”- thotë Braçe. Komentet e miqve të tij në Facebook janë të qëndrimeve të ndryshme. Një pjesë e mirë e tyre shprehen se nga bojkoti ka vetëm një palë të humbur dhe kjo është opozita me Partinë Socialiste. Ndërsa ka edhe nga ata që e quajnë Erjon Braçen armikun e radhës të Partisë pas Kastriot Islamit dhe Andis Harasanit.
...