E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brad Pitt – zotëri Mami!

Brad Pitt e quan vetën si “zotëri Mami”.

Andrew Morton, i cili ka shkruar biografinë e re të Angelina Jolie të quajtur “Angelina: An Unauthorized Biography”, ka thënë se aktori i Hollywood’it – i cili rrit gjashtë fëmijë me partneren e tij Angelina Jolie — ja ka lënë vetës këtë “pseudonim”.

“Ai e quan vetën zotëri Mami”, ka thënë Morton për kanalin “Fox News”.

Morton ka thënë se Jolie ka përdorur djalin e adoptuar Maddox për ta “joshur Pitt të largohet nga Jennifer Aniston gjatë kohës sa xhironin filmin ‘Mr. Mrs. Smith”.

“Eh...po kjo ishte një lojë për të pasur një familje të lumtur. Brad Pitt është një kujdestar i mirë...Kështu që Maddox është një fëmijë i vogël i mirë ku ai kishte luajtur aty. Dhe pavarësisht paanësisë, shokëve të Angelinas ai filloj një lidhje me të”, tha ai.

“Psikologjikisht, ajo i bën njerëzit që të bëjnë kompromis me vetveten, të tradhtojnë të dashurat e tyre, apo të tradhtojnë edhe gratë, vetëm që ata të jenë më të. I vetmi njeri që kurrë nuk refuzoj Maddox ishte ai”, tha në fund shkrimtari.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›