E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java Italiane sjell në Tiranë Saverio Palmën

TIRANE- Java italiane, sjell në Tiranë të madhin Saverio Palma. I ftuar për të përcjellë stilin dhe modën italiane në trajtimin dhe prerjen e flokëve, Saverio Palma ka performuar me vajzat modele në sallën Black Box të Akademisë së Arteve.

Nën titullin “Kozmetikë dhe Sfilatë” mbrëmja e sotme ka nisur me demostrimin e teknikave të ngjyrorjes dhe prerjes së flokut, dhe më pas është përqëndruar në ditën më të vecantë të cdo vajze, dasmën, ku rëndësi i është dhënë përzgjedhjes me kujdes për krijimin e një linje perfekte kombinueshmërisë mes modelit të fustanit të bardhë dhe flokëve të nuses.
Nuk ka munguar ndërkaq prezantimi i teknikave dhe demonstrimeve mbi përdorimin e produkteve profesionale për Qendrat Estetike, Ëellness Center dhe produkteve profesionale për Parukeritë.
Festivali Italian i cili vjen nën kujdesin e Institutit Italian të Tregëtisë së Jashtme ka për qëllim promovimin e imazhit italian në botë dhe zgjerimin të fushave të bashkëpunimit mes 2 vendeve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›