E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pengmarrja e Goxhajt mberrin ne gjykate

Fier - Perfundoi se hetuari dhe eshte nisur drejt gjykates se Fierit dosja penale ne ngarkim te kusherinjve Ervin dhe Roland Bendo, te cilet akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin moren peng nje person per tri dite, per qellime perfitimi. Ngjarja eshte denoncuar me daten 21 janar 2007 prej Muco Goxhaj nga Mallakastra. Sipas hetimeve te kryera mesohet se djali i Mucos, Tarzani, i kishte borxh Ervin Bendos ne Itali, 30 mije euro. Per kete arsye eshte marre peng dhendri i shtepise, Misir Velcani, duke i kerkuar Goxhajt para per lirimin e tij. Arrestimet dhe hetimet jane bere ne Itali dhe Shqiperi, ndersa nga vendi apenin ka mberritur leter-porosia ne Prokurorine e Krimeve te Renda, se bashku me fashikujt e dosjes se hetuesve italiane. Ne cilesine e provave jane edhe tabulatet telefonike te te pandehurve.

Xh.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›