Policet e trafikut te klandestineve, dosja shkon ne gjykate
Prokuroria e Krimeve te Renda perfundon hetimet per 5 te akuzuarit per trafik klandestinesh, te arrestuar gjate operacionit "Butrinti", vitin e kaluar, mes te cileve edhe efektive policie te Komisariatit Sarande. Dosja eshte depozituar diten e djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda per hedhjen e shortit dhe caktimin e trupit gjykues. Pese te pandehurit jane Arjan Shehu, Kadri Emini, Ilmi Bejko, Emin Halili si dhe Ilia Thomo. Sipas hetimeve te kryera nga ana e prokurorit Ardian Nezha, nga materialet e para te administruara ne fashikullin hetimor, qe kane te bejne me bisedat telefonike, dokumentohet fakti se punonjes te Komisariatit te Policise Sarande, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane mundesuar grumbullimin e njerezve nga te gjithe trevat e Shqiperise. Me pas, ne kembim te shumave te konsiderueshme, deri ne 2 mije euro, kane bere te mundur kalimin e tyre nga Shqiperia, zona e Sarandes, ne drejtim te Greqise. Pas venies ne pergjim te numrave te telefonave te te dyshuarve, ka rezultuar se nga pergjimi telefonik i te pandehurit Arjan Shehu eshte zbuluar se trafikimi i pare, per te cilen akuzohen keta persona, ka ndodhur me datat 26-27 maj te vitit te kaluar. Ne daten 26 maj, Shehu ka biseduar me Emin Halilin, duke i thene se "do te kishin shume peshq (klandestine)". Nderkohe qe Halili i pergjigjet per gatishmerine e tij, ndersa Shehu per te siguruar rrugen ne Qafe Bote bisedon me Kadri Eminin, punonjes policie, duke e pyetur nese ishte ai ate nate ne sherbim apo jo. Po ate nate, sipas pergjimeve, Shehu i ka telefonuar Shpetim Kuqit per t'i thene se 15 persona ishin nisur drejt Sarandes dhe duhet t'i priste ne oren 22:00. Ne te gdhire te dates 27 maj 2007, rreth ores 03:00, ata kane kaluar kufirin ne Greqi nepermjet Xares, me furgonin e te dyshuarit Emin Halili dhe ne cdo rruge kalonin 15-16 klandestine.
Kater te dyshuar shpetuan nga hetimi
Prokuroria ka zbuluar se organizator qe merret me gjetjen akomodimin dhe grumbullimin e te ardhurave ishte i pandehuri Arjan Shehu. Emin Halili dhe Ilia Thoma per te pasur te lire rrugen bashkepunon me punonjesit e policise, Kadri Emini dhe Ilmi Bejko, te cilet jepnin informacion per levizjen e forcave te policise, si dhe lejonin te kalonin makinen ne postblloqet ku vete ata ishin ne sherbim. Prokuroria nuk ka arritur dot te provoje bashkepunimin e Vullnet Urucit, Sokol Cokalli, Naim Daci e Ilirjan Pirolit.
R.Caushaj