E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet ndryshojne deshmine per pedofilet

Redinalda Caushaj

Femijet e abuzuar seksualisht nga ana e drejtuesit dhe punonjesve te qendres "Femijet e tij", terheqin deklaratat e tyre te dhena ne prokurori. "Davidi ka qene nje baba per ne". Kjo ka qene edhe deshmia e bere nga tre prej te miturve ne procesin gjyqesor ne ngarkim te te pandehurve per pedofili, David Braun, kreu i qendres, Robin Arnold si dhe Dino Kristodoulo, keta dy te fundit ne mungese. Procesi gjyqesor ne ngarkim te shtetasve britanike, ka vazhduar dje ne Gjykaten e Tiranes me deshmite e tre femijeve me dyer te mbyllura. Te miturit kane jetuar ne qender dhe per nje prej tyre prokuroria thote se ka prova nga Mjekesia Ligjore se eshte abuzuar seksualisht. Per kater ore me radhe, akuza por edhe mbrojtja kane pyetur tre femijet, te cilet kane jetuar ne qendren "Femijet e tij".

Por, procesi ka ndryshuar rrjedhen e tij, pasi femijet deshmuan se i pandehuri David Braun, i cili ka qene prezent ne seancen gjyqesore, ka qene nje baba per ta dhe nuk kishte abuzuar seksualisht. Deshmine e ka ndryshuar edhe nje prej te miturve, per te cilet prokuroria ka vertetuar abuzimin seksual, duke reaguar ashper ndaj trupit gjykues qe te mos merrej parasysh. Perfaqesuesi i akuzes pretendoi se kjo deshmi eshte dhene menjehere pas ngjarjes ne prani te psikologeve, ku tregohej per dhunen seksuale nga te huajt mbi femijet e qendres. Per kete shkak, prokurori ka kembengulur, duke i kerkuar gjyqtarit Gert Hoxha rrezimin e deshmise dhe marrjen per baze te asaj fillestare, mbeshtetur ne raportin mjeko-ligjor.

Ne rrefimin fillestar, 14-vjecari tregon se si deri ne vitin 2006, i pandehuri Braun dhe dy britaniket e tjere abuzonin seksualisht me ta dhe madje, here pas here, visheshin ne menyre te cuditshme, deri dhe ne strece apo se i keqtrajtonin. Nga ana tjeter, prokurori i ceshtjes disponon edhe nje ekspertize mjeko-ligjore, ne te cilen tregohet se ndaj femijes kane abuzuar disa here. David Braun u vu ne pranga ne maj te vitit 2006, nderkohe qe dy te pandehurve te tjere gjykata e ekstradimeve ne Londer i ka dhene te drejte autoriteteve shqiptare ne lidhje me kerkesen per t'i sjelle ne Tirane, ku dhe te procedohen per vepren penale "abuzim seksual me te mitur" apo "marredhenieve homoseksuale me te mitur".

Nje nga te dyshuarit, ne rrjetin e pedofilise

Vete David Braun ka mohuar te kete ushtruar dhune seksuale mbi femijet, duke thene se here pas here ishte ankuar ndaj dy bashkatdhetareve te tij qe u arratisen, por askush nuk e kishte degjuar. Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold, i pari ish-zyrtar ne nje prej organizatave te huaja qe veprojne ne Shqiperi, u arratisen para se te behej operacioni nga policia. Madje, gjate hetimeve te kryera nga policia britanike ne Londer, Kristodoulu eshte gjetur i dyshuar ne aktivitete pedofilie dhe i perzier ne nje rrjet nderkombetar personash qe abuzonin seksualisht me te mitur. Ndaj, edhe gjykata angleze aprovoi kerkesen e ekstradimit te tyre per ne Tirane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›