Konflikti i vjeter, plumba baneses
Eriola Hazizolli
Bresheri automatiku jane zbrazur ne mbremje, ne nje fshat te rrethit te Beratit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Beratit bene te ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 01.00 te mengjesit te djeshem ne fshatin Kutalli, ku nga persona ende te paidentifikuar eshte qelluar me bresheri automatiku banesa e Kastriot Cales. Po keto burime pohojne se krismat kane qene te panderprera. Kane qene dhjetera plumba automatiku tip "Kallashnikov" te zbrazura ne drejtim te baneses ne fshatin Kutalli, te rrethit te Beratit. Policia e Beratit tha se fatmiresisht nuk eshte shenuar ndonje viktime apo plagosje te pese familjareve, qe ndodheshin ne banese. Menjehere pas sinjalizimit ne drejtim te ketij fshati jane nisur uniformat blu, ku, pas keqyrjes se vendit te ngjarjes dhe grumbullimit te te dhenave dhe provave materiale, kane nisur hetimin per kete ngjarje. Sipas burimeve te policise, fisi Cala gjate viteve te kaluara ka pasur perplasje me fisin Yzeiraj dhe madje ka pasur viktima nga te dy palet. Pas nderhyrjes se organeve kompetente, kishte disa vjet qe nuk ishin ndjere me krismat ne kete zone, por duket se tendencat per larje hesapesh te vjetra flene midis te dyja paleve, duke shperthyer si rasti i nje nate me pare. Burime te besueshme per gazeten kane pohuar se po punohet me intensitet per zbulimin dhe venien para pergjegjesise se autoreve. Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes jane gjetur dhe si prova materiale dhe gezhojat e fishekeve qe kane dale nga automatiku dhe eshte percaktuar pozicioni dhe vendi nga ku eshte qelluar ne drejtim te baneses. Po keto burime pohojne se eshte bere madje dhe shoqerimi i disa personave qe mund te kene lidhje me kete ngjarje por ende nuk eshte arritur ne zbulimin dhe ndalimin e autoreve. Ndonese, familja e Kastriot Cales, banesa e se cilit eshte qelluar mbremjen e djeshme nuk ka pasur konflikt te drejtperdrejte me fisin Yzeiraj, gjate dhe pas vitit 1997, sipas policise ngjarja mund te kete ndodhur per motive hasmerie. Konflikti mes fiseve Cala dhe Yzeiri, qe deri tani ka marre me shume se 10 jete njerezish, ka nisur pas perfundimit tragjik te historise se dashurise mes dy te rinjve. Me 9 maj te vitit 1997, djali i vogel i Caleve, Bedriu, ekzekutoi me 5 plumba prane gardhit te tij, nje prej djemve te fisit Yzeiri, 28-vjecarin Lefter, pasi mendoi se ai kishte lidhje per qellime jo te ndershme me te motren. Ne gjaknxehtesi e siper, Bedriu vrau edhe motren e tij 21-vjecare, e cila se bashku me te emen i bertiten atij per krimin e kryer. Duket, me gjithe perpjekjet per te falur gjakun, babai i viktimes, Nezir Yzeiri nuk e pranoi nje gje te tille. Qe nga kjo dite dy fiset u ngujuan ne shtepi, dhe i ruheshin njeri-tjetrit. Pas kesaj ngjarjeje, hasmeria ka vazhduar edhe me me shume urrejtje nga te dy fiset, duke shkaktuar keshtu me shume se 10 viktima ne te dy palet.